Advertisements

Kabashi i lashtë.

Kabashi është emër e fis i lashtë i Pukës që përmendet në dokumente të paktën që nga mesjeta.
Në hartat e mëhershme apo dokumentet e ndryshme, është identifikuar edhe si Sh’Pal (Shën Pal).

…”Vetë emëni Kabash na e çon mendën te qyteti thrak Kabesos. Mundet që ky èmen mbëlon atë të fisit thrako-ilir Besëvet që mbet endé ndë Bullgari të soçëmë me toponymet Beshikara Bashikerevo (Besapara e moçëmë) e kështu kishte me rrjedhë arësyetimi se Kabashët janë prei Thrakije se moçëmë e mâ fort nji degë e Besëvet.”

– Dom Nikollë Gazulli.

Historia e Kabashit është e lashtë në trojet ilire aq sa vetë jeta.
Ky fis i dha aq shumë figura të larta Pukës e të gjithë kombit (këtu mund të përmendim thjesht Gjon Gazullin, humanist në Raguzë e gjithashtu Pal Gazullin, prift e njëkohësisht ambasador e diplomat i heroit të kombit: Gjergj Kastriotit) duke pasuruar vlerat e tija si fis e duke e vlerësuar nga të gjitha fiset e tjera dhe trojet etnike shqiptare.

Fisi i Kabashit është një ndër 12 fiset e Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Fisi i Kabashit mbahet bajrak i parë në 7 bajrakët e Pukës.
Fisi i Kabashit është i shpërndarë në të gjitha trojet natyrale shqiptare.

Foto nga Discover Puka.

Kabash, Pukë, Iliri.

Në foto, bregut Guminës dallohet dhe abacia e stërlashtë e Shën Palit për të cilën do flasim në vijim që mbart një histori të stërmadhe e të stërlashtë më vete, që shumë pak është folur për të.

//Përgatiti: PUKA ndër vite.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close