Advertisements

Kandidati për kryeministër,Kurti (LVV) për “Der Standard”:Do kërkoj kompensim lufte nga Serbia

Editor

Kandidati për postin e kryeministrit nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë intervistë për gazetën vjeneze “Standard” para mbajtjes së zgjedhjeve të djeshme në Kosovë, ku ka folur për atë se çfarë hapash do t’i ndërmerr në rast se del fitues.

Ai ka folur edhe në lidhje me taksën ku ka deklaruar se do ta largojë, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim të luftës.

Kurti po ashtu ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër, që në javën e parë do të fillojë dialog me serbët në Kosovë.

“Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t’i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive”, ka deklaruar Kutri.

Ai po ashtu shtoi se Serbia i detyrohet Kosovës edhe për kompensim të luftës, një fond pensioni dhe 1.200 artefakte.

I pyetur se pse Prishtina duhet të nënshkruajë një marrëveshje me Beogradin, Kurti u përgjigj se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme dhe se pa njohje të ndërsjellë nuk ka anëtarësim në BE.

Duke folur për veten, ai theksoi se është shqiptar nga nacionaliteti dhe që Shqipëria e Kosova janë dy shtete, por një kombësi.  “Domethënë si dy Gjermani, por jo si Gjermania dhe Austria”, u shpreh ai.

I pyetur se a është ende favorizues i bashkimit të Shqipërisë së Madhe, ai tha se mendon që do të duhej që qytetarët të votojnë për të, nëse do të kishte referendum.

“Megjithatë, referendumi nuk lejohet, kështu që unë do ta respektoj kushtetutën derisa një ditë të jemi në gjendje që ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore  dhe demokratike. E kjo nuk pritet të ndodhë shpejt”, përfundoi Kurti.

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Josep Borell ,Paralajmëron vizitë Kosovës

Josep Borell do të pasojë Federica Mogherinin në pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Borell gjithashtu pritet që të jetë edhe kryenegociator në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Se do të trajtojë […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close