Advertisements

Kështu do të dukej sheshi “Skënderbej”

Sheshi “Skënderbej” u projektua nga arkitekti italian Florestano De Fausto. Projekti i tij parashikonte ndërtimin e 10 godinave qeveritare në qendër të kryeqytetit. Arritën të ndërtoheshin 7 godina (6 të ministrive dhe bashkia). Pa llogaritur godinën e bankës, ngelën pa u ndërtuar godinat që do ishin seli të Drejtorisë së Përgjithshme të Postë-Telegrafëve, Komandës së Mbrojtjes Kombëtare dhe Parlamentit. Kompleksi i ministrive përfundoi në vitin 1931, lulishtja dhe rrethi i sheshit përfunduan në vitin 1936.

Projekti i sheshit “Skënderbej”, ndër të tjera, është botuar nga “Gazeta Shqipëtare” e datës 12 shkurt 1931, shoqëruar me një shkrim të Nikola Lorusso-Atomës. Gjashtë godinat, të cilat sipas Atomës përfaqësonin “një shfaqje artistike të këndshme” ishin ndërtuar nga shoqëria “Staccioli”.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close