Advertisements

KMDLNj:Zgjedhjet e 6 tetorit i konsideron si të mirë organizuara, dhe të monitoruara shumë mirë

Editor

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një deklarate zgjedhjet e 6 tetorit i konsideron si të mirë organizuara, të monitoruara shumë mirë dhe ndonëse ishe një kohë e shkurtër për organizimin e tyre konsiderohen si zgjedhjet më të mira me theks të veçantë e konsideron pozitive pjesëmarrjën e lartë të qytetarëve në këto votime, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

KMDLNj vlerëson si shumë pozitive faktin që partitë jofituese nuk  i kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve e që e krijon një situatë më të lehtë për formimin e institucioneve të reja.

KMDLNj pret dhe thërret që sa më  parë të formohen institucionet e reja në mënyrë që  të mos lejohet stërzgjatja e një vakumi institucional.

KMLDNj gjithashtu pret që të ulet retorika tensionuese për faktin se kanë përfunduar zgjedhjet dhe tensionimi i panevojshëm i situatës ndikon në funksionalizimin e institucioneve të reja, efektivitetin e punës dhe proceseve demokratike.

KMDLNj pret që institucionet e reja t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të drejtave të njeriut, pa bërë dallime në baza etnike, moshore, gjinore, bindjeve politike dhe statusit në shoqëri. Në kët

ë kontekst, KMDLNj kërkon angazhim më të madh për grupet e margjinalizuara.

KMDLNj uron fituesin e zgjedhjeve – LVV por edhe LDK-në ndërsa nga partitë që do të mbeten në opozitë pret të luajnë një rol konstruktiv në interes të qytetarit dhe shtetit.

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Lideri i PD,Basha :Forcat politike në Kosovë mbajtën qëndrim europian në zgjedhje.

“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, deklaroi sot kryetari i PD-së Lulzim Basha, […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close