Advertisements

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve :Janë hapur të gjitha vendvotimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se materiali i ndjeshëm është shpërndarë në orët e hershme të mëngjesit dhe të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë me përjashtim të disa qendrave.

Kështu ka njoftuar në konferencën e parë për media zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi tha se sipas raportimeve procesi i votonit në të gjithë Kosovën ka nisur pa problem.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sipas planifikimeve në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali i ndjeshëm zgjedhor dhe njëkohësisht bëjmë të ditur se të gjitha vendvotimet janë hapur në orën e paraparë në përjashtim të disa vendvotimeve, raste të vogla. Në këto orë të para, sipas raportimeve që kemi, procesi zgjedhor ka nisur pa ndonjë problem”, tha ai.

Sipas tij, sot të drejtë vote kanë 1 milionë e 937 mijë e 868 qytetarë të Kosovës.

“Të gjithë qytetarët janë të shpërndarë në 895 qendra të votimit me gjithsej 2547 vendvotime”, tha Elezi.

Elezi shtoi se  edhe në veri të Kosovës janë hapur të gjitha qendrat e votimit me kohë.

Konferenca e radhës e Komisionit Qendror Zgjedhor është në orën 11:30, ku do të paraqiten numri i votuesve që e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar gjatë orëve të paradites.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close