Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kompania gjermane prezanton taksinë e parë ajrore

TSH-DPA/ – Prodhuesi gjerman i avionëve “Volocopter” shfaqi sot për herë të parë modelin e taksisë ajrore në Singapor, me shpresën se ky i fundit do të bëhet vendi i parë që do të lejojë këtë shërbim që në vitin 2021.

Prototipi u nis nga Marina Bay dhe fluturoi në këtë zonë për rreth një minutë para se të kthehej në vendin e nisjes.

Prototipi “Volocopter 2X”,  i ngjason një helikopteri të vogël, me 18 helika.

“Volocopter 2X” mund të mbajë një pilot dhe një pasagjer në distanca deri në 30 kilometra, mund të ngrihet e të ulet vertikalisht, funksionon me energji elektrike dhe nuk ka emetime gazrash.

”Taksia ajrore pritet të jetë e disponueshme për tregti në Singapor nga dy deri në pesë vjet”, deklaroi drejtori ekzekutiv i ”Volocopter”, Florian Reuter, gjatë një konference për shtyp.

Kompania po planifikon të merret vetëm me avionë të administruar në mënyrë autonome dhe të zgjerojë modelin e taksisë për të transportuar pesë deri në gjashtë pasagjerë në një fluturim.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close