Advertisements

Kopje origjinale të revistës “Hylli i Dritës” në kalanë e Tiranës

ATSH/ – Me rastin e 106-vjetorit të botimit të parë të revistës “Hylli i Dritës”, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ekspozoi pasditen e djeshme në mjediset e Kalasë së Tiranës një pjesë të numrave të revistës së themeluar nga At Gjergj Fishta në tetor të vitit 1913.

Kjo ekspozitë sjell për publikun kopje origjinale të revistës e cila ka pasur një program të qartë atdhetar, politik e kulturor dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve.

Ekspozita vjen në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe Kalanë e Tiranës. Të pranishëm në prezantimin e saj ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido, zëvendësdrejtorja e Bibliotekës Kombëtare Etleva Domi, Frati Françeskan At Vitor Demaj dhe administratorja e Kalasë së Tiranës Klodiana Toptani.

Pjesëmarrësit panë me interes koleksionin që ruhet në Bibliotekën e DPA-së dhe në Bibliotekën Kombëtare. Publiku do ketë mundësi dhe gjatë gjithë ditës të sotme të shoh nga afër revistën e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin kulturor të Shqipërisë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close