Advertisements

“Kosovarja këndon” hap konkursin për edicionin e 47

Festivali më i vjetër dhe më unik i qytetit të Ferizajt “Kosovarja këndon” i cili daton që nga viti 1972 edhe këtë vit hap konkursin për edicionin e 47, aplikimi është hapur, audicioni do të fillojë nga data 16 nëntor.

Edhe këtë vit në Ferizaj është hapur thirrja për aplikim në audicionin e 47 të festivalit “Kosovarja këndon” audicion ky i cili fillon me datën 16 nëntor ku të drejtë aplikimi kanë të gjitha gratë dhe vajzat mbi moshën 16 vjeçare.

Festivali “Kosovarja këndon” është njëri ndër festivalet e para të qytetit të Ferizajt e organizuar për herë të parë në vitin 1972 ku ende ruan traditat si festivali më unik me interpretim të muzikës popullore me pjesëmarrje të këngëtareve të gjinisë femërore.

Festivali çdo vit organizohet gjatë festës së pavarësisë së Shqipërisë me “28 Nëntorë”  dhe mbledh këngëtare nga të gjitha trevat shqiptare.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close