Advertisements

Kosovës po i ikin mjekët dhe infermierët

Editor

Vit pas viti qindra mjekë e infermierë lëshojnë Kosovën dhe kërkojnë një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani. Kushtet jo të mira të punës, mungesa e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe mungesa e sigurimeve shëndetësore vlerësohen të jenë arsyet që po shtyjnë mjekët të ikin nga vendi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Rreth 300 infermierë dhe mbi 150 mjekë vlerësohet se kanë lëshuar Kosovën gjatë këtij viti, për shkak se kanë gjetur punë në shtetet e Bashkimit Evropian.

As rritja e pagave nuk po i ndalon ata që edhe më tej të kërkojnë punë jashtë Kosovës, shkruan më tutje kjo gazetë. Ndërkohë, edhe pse në institucionet publike shëndetësore në vend shprehet nevoja për rekrutimin e stafit të ri, një numër i madh i mjekëve vazhdon edhe më tej të jetë i papunë.

E mosofrimi i mundësisë për të gjetur një punë edhe këta po i shtyn të drejtohen drejt shteteve tjera.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë i Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për këtë të përditshme se mungesa e perspektivës në vend dhe mosgjetja e punës ka shtyrë shumë mjekë të largohen nga vendi.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Sot fillon procesi i eliminimit të brejtësve

Procesi i deratizimit vjeshtor i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike fillon sot nëpër lagjet e Prishtinës. Ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close