Advertisements

KQZ-ja po rinumëron votat,po sa mund të ndikojë kjo në rezultat

Editor

KQZ-ja ka vendosur që të rinumërohen 314 vendvotime dhe nuk dihet ende nëse do të ketë të tjera që do të rinumërohen. Por a mund të ndikojë në rezultat rinumërimi që po e bën KQZ-ja?

Këtë pyetje, KosovaPress e ka parashtruar në KQZ. Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi është përgjigjur shkurt se nuk mund ta dinë këtë.

Ai e ka lënë mundësinë që këtë përgjigje ta marrin kushdo që është i interesuar duke parë formularët e rinj që do të plotësohen pas rinumërimit dhe të cilët KQZ-ja do t’i publikojë në ueb faqe.

“Me qëllim të rritjes së transparencës, KQZ-ja krahas formularëve të plotësuar në vendvotime, do të publikojë edhe formularët që do të plotësohen pas këtij rinumërimi dhe mund të shërbejnë edhe për të bërë krahasime ndërmjet tyre”, tha Elezi për KosovaPress.

Elezi ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit që ka filluar të enjten pasdite mund të marrë kohë 4 – 5 ditë si dhe ka lënë të hapur mundësinë që në fillim të javës së ardhshme të fillohet me numërimin e votave përmes postës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Aleksandër Vuçiq:"Ata nuk do të na japin asgjë”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se askush nuk është duke i ofruar asgjë sa i përket çështjes së Kosovës. “Askush nuk po na ofron një ndarje, askush nuk po na ofron asgjë. Ata nuk do të na japin asgjë”, […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close