Advertisements

KQZ:Deri në orën 11:00 kanë votuar 25 votues më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara

Deri në orën 11:00 kanë votuar 174 mijë e 669 persona me të drejtë vote ose 9.64 përqind e votuesve. Këto të dhëna u thanë në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se në zgjedhjet e vitit 2017 deri në orën e njëjtë patën votuar 150 mijë e 244 votues ose 8 përqind.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se këto të dhëna vijnë nga 94 përqind e vendvotimeve në tërë territorin e Kosovës.

Sipas saj procesi i votimit  deri më tani është duke shkuar në rregull.

“Përveç disa incidenteve të izoluara ,sipas të dhënave që vinë nga dhoma operative, procesi i votimit është duke shkuar në rregull”, tha Daka.

Ndër tjera ajo tha se krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare numri i votueseve të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar është më i madh.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close