Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

KQZ:Nuk ka një afat kohor kur do të dalin rezultatet finale

Procesi i rinumërimit të votave të 314 vendvotimeve po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku deri më tani janë rinumëruar votat e 141 vendvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezaj tha se procesi i rinumërimit të votave është duke vazhduar dhe deri të shtunën në mesnatë janë numëruar 141 nga 314 vendvotime

Ai tha se ende nuk kanë një afat kohor kur do të dalin rezultatet finale.

Elezaj: Deri të shtunën në mesnate janë numëruar 141 vendvotime

“Është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur ditë më parë komisioni qendror i zgjedhjeve, të dhënat e fundit janë të shtunës në mesnatë, deri të shtunën në mesnate janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotime për të cilat ka vendosur KQZ që të rinumërohen”, tha ai.

Sa i përket arsyes se përse rinumërimi në QNR po vonon më shumë se numërimi në vende votime, Elezaj tha se çdo vendvotim ka këshillin e vet, anëtarët të cilët bëjnë numërimin e atyre fletëvotimeve brenda pak orëve, kurse rinumërimi që zhvillohet në QNR, varët krejtësisht nga kapacitetet të cilat i ka QNR.

Te numërimi i votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, Elezaj tha se pas përfundimit të procesit të rinumërimit do të fillojnë të numërohen ato vota.

Elezaj: Pas rinumërimit të votave, fillojmë me numërimin e votave specifike

“Po besojmë që menjëherë pas përfundimit të procesit të rinumërimit të këtyre vendvotimeve të fillojmë me numërimin e votave specifike si janë votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat që kanë ardhur mes postes dhe pastaj KQZ procedon më tutje drejtë shpalljeve të rezultateve përfundimtare”, shtoi Elezaj.

Kujtojmë se në vitin 2014 dhe 2017, KQZ- së iu kanë nevojitur rreth 20 ditë deri te shpallja e rezultatit përfundimtarë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close