Advertisements

Kryetarja e KQZ-së,Daka:Udhëzimi i KQZ-së që të votohet me dokumente të Kosovës është duke u respektuar edhe nga serbët në veri.

Editor

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në një intervistë ekskluzive për RTK- në ka thënë sot se të gjitha vendvotimet janë hapur. Ajo ka thënë se ka pasur disa vendvotime që janë hapur me vonesë për shkaqe teknike, e jo për çështje të sigurisë.

Daka ka thënë se kanë pasur të raportuar një incident në Mitrovicën veriore ku disa komisionerë janë përleshur mes vete për shkak të dokumenteve të identifikimit. Sipas saj udhëzimi i KQZ-së që të votohet me dokumente të Kosovës është duke u respektuar atje.

“Kemi dy arrestime atje, siç kemi informata nga prokurorët të cilët janë në dhomën operative. Ndërkaq, udhëzimi i KQZ-së që të votohet me dokumente të Kosovës është duke u respektuar. Kemi edhe raportime se ka pas tentime që të votohet edhe me dokumente tjera, por gjithsesi udhëzimi është duke u respektuar”,tha ajo.

Daka tha se kanë pasur disa vonesa për shkak të ngatërrimit të materialit zgjedhor, por që nuk kanë qenë vonesa as të qëllimshme, as vonesa për shkaqe të sigurisë, kanë qenë probleme të vogla teknike të cilat me kohë janë sanuar shumë shpjet dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me përjashtim të dy tri vendvotimeve të cilat janë hap me disa minuta vonesë.

Sipas saj, votimi është duke vazhduar gjithandej Kosovës dhe nuk ka raportime për incidente tjera.

“Jemi në kontakte gjatë tërë kohës edhe me Prokurorinë, Policinë e  Kosovës dhe me komisionarët tonë, i kemi edhe ekipet mobile dhe vëzhguesit në tërë Kosovën kështu që jemi duke pranuar informata nga i gjithë vendi. Tash për tash çdo gjë është duke ecur mirë”, tha ajo .

Loading...
Advertisements
Next Post

Prokurori i Shtetit:Në pjesën veriore të Mitrovicës ndalohen dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se në Mitrovicën e veriut, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 të KPRK-së. Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close