Advertisements

Kurti (LVV):Angazhohem që me Shqipërinë të kemi komisione të përbashkëta qeveritare

Editor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme do të angazhohen që me Shqipërinë të kemi komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë.

Kurti gjithashtu ka thënë se me Shqipërinë do të angazhohen të kenë edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve, një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët.

Kurti këto komente i ka bërë gjatë takimit me kryetarin e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, në Shqipëri, Shpëtim Idrizi.

Sipas një njoftimi të LVV, Idrizi ka uruar Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për organizimin e fushatës që arriti t’i adresojë me sukses brengat e qytetarëve të Republikës.

Ai po ashtu përshëndeti daljen e madhe të qytetarëve në këto zgjedhje gjë që tregon bindjen e qytetarëve se politika është vendi ku arrihen ndryshimet e rëndësishme shoqërore.

“ Kurti foli për marrëdhëniet e reja në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në kuptimin që 50 marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve nuk do të mbeten në letër, por do të zbatohen sa më parë. Ne do të angazhohemi që në të ardhmen të kemi komisione të përbashkëta qeveritare sa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë. E, po ashtu, edhe një regjistër të përbashkët të bizneseve e për një regjistër të përbashkët civil, për sistem unik doganor, për një sistem të integruar elektro-energjetik dhe për një treg të përbashkët. Fitorja e Lëvizjes i jep kuptim përpjekjeve historike të shqiptarëve për një politikë barazimtare me dinjitet dhe këtë po e ndjejnë shqiptarët kudo që janë”, thuhet në njoftim.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

NJË LIBER I MAHNITSHEM I SHKRIMTARES AMERIKANE, CATE LINEBERRY PËR SHQIPTARËT

Nga Skifter Këlliçi ‘The Secret Riscue’ , (‘Shpëtimi Secret”), tregim dramatik kushtuar qytetarëve dhe fshatarëve shqiptarë, nga krahina të Jugut, që shpëtuan 30 amerikanë nga nazistët gjermanë. Këto ngjarje kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore; më saktsisht nga 8 […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close