Advertisements

KUSH E KA FAJIN, MAKRONI APO POLITIKA SHQIPTARE PËR MOS-APROVIM TË NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIM NË BE?

Disa nga reagimet që kam lexuar rreth refuzimit të BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë janë për të ardhur keq. Më janë dukur skandaloze sidomos reagimet e disa intelektualëve që përpiqen të bëjn fajtor Francën dhe presidentin Makron si shkaktarin e refuzimit. Kjo më duket si mungesë e madhe e vullnetit për të kuptuar gjendjen e vërtetë në të cilën është zhytyr shteti shqiptar. Nuk duhet kërkuar fajin as tek Franca as tek Holanda për refuzimin.

Madje, te thuash qe Franca dhe Makron ka qendrim ksenofob karshi Shqiperisë dhe shqiptarëve, më duket konstatim krejtësisht non-sense. Fajin e keni brenda vetes suaj. Kur një popull e duron një klasë politike (djathtas dhe majtas) krejtësisht mafioze sic e keni ju, si te meritoj ky popull të shkoj në Evropë? Ata që qoftë vetëm edhe një muaj kanë jetuar në vendet evropiane, e dinë mirë cfarë imazhi kemi krijuar ne për veten tonë në mëndjen dhe sytë e evropianëve.

Nuk ka nevojë të elaborohet më thellë dhe më gjatë mafioziteti i politikës shqiptare. Mjafton shikimi që mund t’i bëhet trajtimit të zgjedhjeve të fundit locale. Maskaradë më të madhe zgjedhore se sa kjo e juaja veshtirë të gjendet edhe tek shtetet jashtë kontinentit tonë. Është për të ardhur keq se si një popull nuk po arrinë të nxjerr nga vetja një klasë politikanësh të ndershëm. Duket sikur edhe më tej jeni peng i regjimit te xhaxhit Enver, fatkeqësisht!

Do isha i pandershëm karshi politikanëve actual nëse do thoja se faj ka vetëm politika. Pjesë të madhe të fajit më duket kanë edhe intelektualët. Kurrë nuk u bën bashkë për të bërë atë që duhet dhe janë të thirrur të bëjn: kritikën e mirëfilltë morale dhe intelektuale për cdo gjë të keqe që ndodh në Shqipëri. Nuk kanë mundur të shërbejnë si vetëdije kritikë për popullin e tyre. Kam frikë që shumë shpesh kanë tregtuar me gradat dhe me dijen e tyre shkencore. E kanë shitur atë në këmbim të pozitave dhe interesave tjera materiale.

Një faj tjetër po aq ndoshta sa të politikanëve duhet t’i atribohet komunitetit të gazetarëve. Shikojini dhe analizojeni kush ju mbanë ‘ders’ apo ligjerata mbi moralin dhe politikën cdo natë në ekranet televizive. Nuk ka shancë që një gazetar i ndershëm, ai që për ideal ka informimin e drejt të opinionit, të shndërrohet në magnat të gazetarisë në një vend të varfër dhe plotë krim si Shqipëria, e të mos i shërbej nomenklaturave qeveritare.

//Nga Fadil Sahiti

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close