Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kush ia qiti arabishten, Drenasit n’krye të vendit ??

Në këtë Kosovën tonë të paslufte vijnë lloj-lloj donacionesh me qëllime të mira e të mrapshta duke kalëruar me kapitalin e tyre mbi nevojen ose edhe lakminë e këtij populli për paranë por edhe mbi krenarinë e zvenitur që po shuhet përballë yryshjes fetare e komerciale.

Keqpërdorimi i aspektit human për nevoja asimiluese e politike të cilat i përdorin me dinakri ata që e posedojnë kapitalin e të cilët kanë gjetur terrenin e përshtatshëm në Kosovën e traumatizuar pas një lufte të gjatë me pushtuesin ,ka vazhduar që nga përfundimi i asaj lufte e deri më sot.

E krejt kjo bëhet nën tisin e mashtrimit modern të quajtur OJQ!Kjo i ka ndodhur edhe Drenasit ,kur një person i quajtur Mahmoud Al Najad i cili përfaqeson OJQ-në “Komiteti për Evropë dhe Amerikë për Ballkan” në prani të “shtetit”,kryetarit të komunës Ramiz Lladrovci ka arritur të krjojë pamje aty e cila faktikisht mohon këtë shtet dhe e paraqet Kosovën si ndonjë “vilajet” të pan vehabisë arabe!

Shih ti mbishkrimin e vendosur në objektin e ndërtuar me financimin e Kuvajtit pranë të cilit pozojnë me krenari Lladrovci e Al Najad ,ku në rend të parë në pozitë dominante është shkruar në gjuhë dhe alfabet arab ,para atij shqip ,thuase Kosova është provincë e ndonjë vendi të tretë e jo vet vendi sovran!

Pse po ndodhë kjo e dinë më së miri vet shqiptarët dhe dhëheqësit e tyre aktual.Ose më mirë të themi s’janë kah e dinë as ata vet se çfarë po u ndodhë para turinjëve të tyre!

//Xhelil Arifi//Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close