Advertisements

Lideri i PD,Basha :Forcat politike në Kosovë mbajtën qëndrim europian në zgjedhje.

“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, deklaroi sot kryetari i PD-së Lulzim Basha, ndërsa i shprehu urimet më të përzemërta për fitoren e LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Basha tha se forcat politike në Kosovë mbajtën qëndrim europian në zgjedhje.

“Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës”, tha ai.

Po ashtu Basha vlerësoi profesionalizmin e policisë si dhe pjesëmarrjen masive në zgjedhje të popullit të Kosovës.

“Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cenuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndërkombëtare. Urime Kosovë!”, shprehet ai. /ATSh

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close