Advertisements

LOJA CIC – MIC ME ARSIMIN SHQIP

Editor

Tashmë është e qartë, maqedonasit vazhdojnë të kenë qëndrim mohues ndaj shqiptarëve, ndërkaq shqiptarët duhet të merren me absurdet e këtij mohimi, njëkohësisht duke dëshmuar me mish e me shpirt (ja edhe një absurd tjetër) se janë lojal ndaj shtetit. Loja cic-mic me arsimin shqip në Maqedoni, nuk ka të ndalur që nga koha kur ata filluan të mësojnë në gjuhën amtare. Është një lojë që vazhdon dhe s’ka kush t’i thotë: mjaftë më. Është një lojë, në të cilën shqiptarët hyjnë duke marrë pozicion ekskluzivisht mbrojtës dhe argumentues, kurse dalin me disa sqarime, ndonëse e kanë të qartë se janë të papërfillshme, duke ia lënë zgjidhjen “vlerave të demokracisë” institucionale. Dhe, ja vijmë te konstatimi se arsimi shqip rrënohet në mënyrë institucionale. Jemi dëshmitarë se çfarë po ndodh me nxënësit shqiptarë të Bllacës (që mësimet i marrin në një shtet tjetër – në Kosovë) dhe ata të Idrizovës që assesi të rehatohen në një objekt.

U mbetet shqiptarëve të tregojnë se a do t’i përfillin “vlerat e demokracisë” institucionale, apo do ta përfillin ndërgjegjen dhe të drejtën e tyre hyjnore që të mësojnë shqip, të mendojnë shqip, të gjykojnë shqip dhe të shkruajnë shqip. Kuptohet, ndryshe nga përfaqësuesit e tyre, të cilët, fatkeqësisht, s’mund t’i kthejmë në klasën e parë të shkollës fillore.

Loading...
Advertisements
Next Post

Hapja e negociatave, Schallenberg: Austria qëndrim të qartë pro

ATSH – I. Vata/- “Austria ka qëndrim të qartë. Ne duam të hapet drita e gjelbër për për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave”, tha sot ministrin Federal për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. Në një konferencë të përbashkët me […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close