Advertisements

Loja e Vuçiqit në dy karta , njëkohësisht rusofil dhe “properëndimor”

Interesimi i faktorit ndërkombëtar, sidomos ai  Shteteve të Bashkuar që Kosova dhe Serbia të përfundojnë procesin e dialogut sa më shpejt është shtuar në masë të madhe. Këtë fakt e dëshmon edhe emërimi nga presidenti amerikan, Donald Trump, i ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, karshi këtyre zhvillimeve po vazhdon të luajë me dy karta, në të njëjtën kohë duke u paraqitur si properëndimor dhe në anën tjetër brenda Serbisë duke u paraqitur si rusofil.

Sipas njohësve të sigurisë në Serbi është duke u zhvilluar një garë e madhe ndërmjet pozitës dhe opozitës se kush është më rusofil.

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë se presidenti Vuçiq, përmes mediave që i ka nën kontrollë ka pasur një fushatë diskredituese kundër serbes, DraganTrifkoviq, e cila punon për inteligjencën ruse duke e anashkaluar faktin se Trifkoviq ka lidhje të tilla me rusët,  por duke etiketuar si person që ka lidhje me neonazistët.

“Tash kjo shtytje, kjo garë se kush të paraqitet më rusofil mediat që janë në kontrollë të pozitës kanë filluar ta quajnë edhe naziste pasi që u pa me një neonazist në bazë të një fotografie në një portal që u pa edhe këta tash në vend të thonë që është rusofile ata e quajnë naziste tash është një garë. Ndërsa kjo vet këta i quan edhe Vuçiqin edhe anëtarët tjerë si pro shqiptarë”.

RTK  në vitin 2016 kishte publikuar një raport të inteligjencës kosovare e i cili theksonte Dragana Trivfkoviq kishte lidhje direkte me rusët dhe se në profilin e saj në ‘Facebook’ kishte publikuar gabimisht fotografinë e saj me identitet të FSB-së, njërit nga shërbimet e inteligjencës së Federatës Ruse.

Tutje, Ibishi ka deklaruar se edhe opozita në Serbi por edhe Trifkovic, Vuçiqin po e akuzojnë  se asnjë projekt nuk e përfundon me Rusinë, gjersa me maskën e rusofilit  nëshkruan marrëveshje me NATO-n dhe Perëndimi.

“Vuçiqi çdoherë llogaritet një person që don ta shesë Kosovën, vetë porteretizmimi si pro perendimorë  e ndërlidhin me mosnënshkrimin e disa marrveshjeve strategjike rreth gazit rusë, rreth ndërtimit të hekurudhës rreth shitjës së NIS-it edhe disa projekte strategjike tjera edhe kjo e fundit që lidhet me mosdhënien e statusit diplomatik të qendrës në Nish nga Vuçiqi”

Ibishi ka thënë se orientimi i Serbisë do të varet nga zgjidhja e statusit të Kosovës.

“Angazhimi i kohëve të fundit i SHBA-ve por edhe i BE-së do të jetë vendimtarë ne lidhje me statutusin e Kosovës edhe vetë zgjidhja e statusit të Kosovës, Serbinë do ta orientojë ka perëndimi nese do të arrihet ndonjë marrveshje, pa ndonjë kompromis të dhimbshëm për neve, mirëpo sa Serbia do të merr orientim proevropian mbetët të shihet , realisht presioni i brendhsëm edhe ai i jashtëm i partive ekstremiste  është shumë i madhë duke akuzuar Vuçiqin që po e shet Kosovën dhe nuk po i zbaton marrveshjet me Rusinë”

Në fundë njohësi i rrethaneve të sigurisë ka deklaruar se propaganda ruse ka pasur tendencë që të infiltrohet në procesin e zgjedhjeve që po mbahen në Kosovë po institucionet e sigurisë kanë qenë të informuar mirë dhe kanë parndaluar çdo tentim ndërhyrje.

Nga Hysni Demaku/rtklive

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close