Advertisements

Mandati për formimin e qeverisë së re i takon Vetëvendosjes

Editor

Pavarësisht diferencës së vogël të votave që kanë Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK, sipas analistëve, është e qartë që mandati për formimin e qeverisë së re i takon Vetëvendosjes.

Por, analistët shohin vështirësi në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet këtyre dy subjekteve, që dolën i pari përkatësisht i dyti në zgjedhjet e së dielës.

Përkundër që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, të dielën tha se do t’i nisë menjëherë bisedimet me LDK-në për formimin e koalicionit qeverisës, por kjo nuk pritet të ndodhë pa u numëruar të gjitha votat. Në këtë situatë, analistët politikë nuk e përjashtojnë mundësinë që LDK-ja të paraqesë probleme gjatë negocimit për formimin e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen. Analisti Imer Mushkolaj thotë se problemi mund të paraqitet pasi që LDK-ja do të insistojë në postin e kryeministrit.

“Po të flasim për postet që mund t’i ndajnë LDK e Vetëvendosje, atëherë në ‘Pazar’ janë që të tria postet. Pavarësisht që Vetëvendosje do të insistojë që ta mbajë postin e kryeministrit, aty është posti i kryeparlamentarit, por edhe i presidentit, pasi që mandati i Thaçit po shkon drejt fundit”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.

Të vështirë e sheh një koalicion ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së analisti politik, Blerim Burjani, i cili thotë se LDK-ja nuk beson mjaftueshëm te Vetëvendosje.

“Sa i përket Vetëvendosjes dhe LDK-së, ka shumë vështirësi. E para është zgjedhja e kryeministrit, që LDK-ja nuk dëshiron fare të flasë rreth kësaj çështje se kush do ta qeverisë vendin, sepse nuk beson në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk beson në kapacitetet e saj, nuk beson në aftësitë që mund t’i kenë”, tha Burjani për Radio Kosovën.

Në këtë rast, njohësi i çështjeve kushtetuese, Xhavit Shala, thotë se Vetëvendosje e LDK nuk duhet të jenë të ngurtë gjatë negociatave për formimin e qeverisë.

“Të arrijnë kompromis. Në momentin që ai që e merr pozitën e kryeministrit të jetë më tolerant që të krijojë një shumicë të qëndrueshme. Në këtë rast e kam fjalën për Vetëvendosjen, që duhet të jetë më e hapur me LDK-në”, tha Shala.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që është edhe kandidat për kryeministër i këtij subjekti që doli fitues në zgjedhje, të dielën pasi shpalli fitoren tha se menjëherë do t’i nisë bisedimet me LDK-në për arritjen e marrëveshjes së koalicionit. Por, LDK-ja ka thënë se bisedimet për koalicion me Vetëvendosjen, do t’i nisë vetëm pasi të numërohen të gjitha votat./radiokosova

Loading...
Advertisements
Next Post

I dërguari amerikan Richard Grenell sot në Prishtinë takon presidentin Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi do të takohet sot në Prishtinë me Richard Grenell, i cili është angazhuar për ndërmjetësim të dialogut Kosovë – Serbi. Zyra e Presidentit njofton se Thaci sot në orën 13:00 e pret në zyrën e tij emisarin e presidentit amerikan Donald Trump. “Në orën 13:00, Presidenti i […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close