Advertisements

Marrëveshje BE-Podgoricë për ruajtjen e kufijve nga Frontex

Editor

ATSH-ANSA/ – BE dhe Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për administrimin e migracionit dhe krimeve në kufijtë e jashtëm të BE-së nga ana e Frontex.

Marrëveshja u miratua nga Këshilli Europian marsin e kaluar, ndërsa marrëveshja u nënshkrua në Bruksel nga komisioneri për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, ministri i  Brendshëm malazez, Mevludin Nuhoxhiç dhe ministrja e Brendshme finlandeze Maria Ohisalo.

Marrëveshja do të lejojë agjencinë Frontex të ndihmojë Podgoricën në menaxhimin e  kufijve dhe prurjeve migratore, në kryerjen e operacioneve të përbashkëta dhe në vendosjen e disa nga ekipeve të saj në kufirin midis Malit të Zi dhe BE.

Fjala e fundit për hyrje në fuqi të marrëveshjes do të jetë në varësi të Parlamentit Europian.

Një marrëveshje e ngjashme bashkëpunimi midis BE-së dhe Shqipërisë u realizua shkurtin e kaluar në Tiranë, ndërsa ato me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën janë në proces finalizimi.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Në bibliotekën “Musine Kokalari”

ATSH A.ALLA/ – Muaji tetor është pagëzuar ndryshe dhe si muaji i leximit. Më shumë se më parë, atmosfera e këtij muaji ka mbushur bibilotekat publike ku numri i lexuesve ka njohur rritje. Sallat janë gjallëruar nga grupmosha të ndryshme, […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close