Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Matthew Palmer, anulon pjesëmarrjen në Forumin e nëntë të Sigurisë që fillon punimet të mërkurën në Beograd.

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin e nëntë të Sigurisë që fillon punimet të mërkurën në Beograd.

Arsyet e anulimit të pjesëmarrjes së Palmerit në Forum nuk janë bërë të ditura.

Palmer më 30 gusht është emëruar i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Një muaj më vonë, Shtëpia e Bardhë e ka emëruar Richard Grenell, ambasadorin aktual të Shteteve të Bashkuara në Gjermani si të dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka vizituar javën e kaluar Prishtinën dhe Beogradin.

Ambasada amerikane në Prishtinë e ka cilësuar vizitën si tregues për mbështetjen që SHBA-ja i jep procesit të dialogut.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

Aktualisht ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është pezulluar për shkak të taksës 100 për qind që autoritetet e Kosovës kanë vënë në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo pasi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përmendur këtë masë si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.

Heqjen e taksës e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close