Advertisements

Mediat serbe :Biseda e Vuçiqit me të dërguarin special amerikan,Grenel ishte shumë e vështirë për Serbinë.

Sipas shkrimeve të gazetes beogradase “Blic”,presidenti serb Aleksandar Vuçiq ,ka marrë porosi të ashpra nga Richard Grenell gjatë takimit të djeshëm me të dërguarin special me të presidentit amerikan Trump.

Duke iu referuar burimeve jozyrtare, gazeta shkruan se biseda e presidentit serb me ambasadorin amerikan në Gjermani ishte shumë e vështirë dhe se mesazhet e Grenelit nuk ishin të lehta për Presidentin Vuçiq.

Thuhet se takimi mes Vuçiqit dhe Grenelit zgjati më shumë se një orë, dhe se ishte e vështirë, thonë ata, shihet edhe nga ajo sepse presidenti serb nuk deshi të jepte deklarata,pas takimit,gjë që është e pazakontë për një Vuçiq i cilinuk lë rast pa iu drejtuar gazetarëve.

Duke iu referuar një burimi të pa emëruar, Blic shkruan se pas takimit, presidenti u tha bashkëpunëtorëve se ai nuk dëshironte të jepte deklarata dhe se kërkoi kohë për të reflektuar në përmbajtjen e bisedimeve dhe lëvizjet e ardhshme.

I njëjti burim zbulon se biseda e Vuçiqit dhe Grenelit ishte e drejtë, respektuese, por, thuhet, shumë e vështirë për Serbinë.

Bashkëbiseduesi i gazetës thotë se “për gjithë këto vite, Vuciq bëri për herë të parë vet notën zyrtare”.
Grenel ishte paralajmëruar si një bashkëbisedues i ashpër dhe energjik me të cilin nuk do ta kenë lehtë bashkëbiseduesit.
///Përgatitur nga Proinformacion.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close