Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Mediat:LVV dhe LDK ,arrijnë projekt-marrëveshjen sipas së cilës janë ndarë ministritë

Siç njoftohet nga mediat LDK dhe Vetëvendosje kanë përfunduar projekt-marrëveshjen sipas së cilës janë ndarë ministritë që i përkasin njërës dhe palës tjetër .

Megjithëse koalicioni do të duhej të zyrtarizohej pas certefikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare njoftohet se LDK-së do i takojë vendi i kryetarit-es të Kuvendit ,përderisa ajo që tashmë dihet është se vendi i kryeministrit do i takojë Vetëvendosjes,përkatësisht liderit të saj ,Albin Kurtit.

Sipas marrëveshjes, LDK do të ketë zv/kryeministrin e parë, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Pushtetit Lokal, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, thanë burime të LDK-së.

Përveç Kryeministrit, vetëvendosje do të ketë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu do të përfshijë Ministrinë e Diasporës dhe Ministrinë e Integrimit Evropian.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të jetë gjithashtu pjesë e Ministrisë së Shërbimeve Publike.

Në media u përmendën edhe emrat e tre ministrave nga VV. Këta janë profesori Besnik Bislimi, Ministri i Financave, Ministria e Shëndetësisë do të kryesohet nga Arben Vitia, ndërsa kandidatët për Ministër të Brendshëm janë Glauk Konjufca dhe Rexhep Selimi.

E Komunitetet e pakicave, serbe dhe të tjerët, do të marrin Ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close