Advertisements

MES SHQIPTARËVE DHE SERBËVE, SHQIPËRISË DHE KOSOVËS ME SERBINË, FQINJËSI DHE BASHKËPUNIM RAJONAL PO, JO MIQËSI, FALJE DHE NËNSHTRIM


nga Abdulla Mehmeti

  Qeveria e sotme dhe secila qeveri e ardhshme e Republikës së Shqipërisë duhet ta kenë të qartë se mes tyre dhe Serbisë ka një shtet tjetër shqiptar në mes, Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës.

Shqiptarët dhe serbët, duhet dhe mund të jetojnë në fqinjësi të mirë, në bashkëpunim mes shteteve të tyre dhe në plan rajonal, por nuk mund të detyrohen të jetojnë në miqësi mes tyre, përderisa në tërë vijën kufitare mes shtetit të sotëm të Kosovës dhe shtetit të sotëm të Serbisë, shqiptarët kufizohen kryesisht me vëllezërit e tyre, me shqiptarët, vendbanimet e tyre dhe trojet e veta etnike, jo me serbë dhe vendbanimet e tyre.

Kufijtë aktualë mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë janë kufij fiktiv, të vendosur me dhunë nga Fuqitë e Mëdha të Evropës, të përcaktuar në rrethana lufte, pushtimi dhe akupimi të trojeve shqiptare nga pushtetet dhe regjimet hegjemoniste serbe të kohës, që i përshkojnë tejpërtej vendbanimet shqiptare dhe trojet etnike të tyre, duke i ndarë krahina të tëra shqiptare nga trugu etnik i tyre. Këtë realitet të imponuar në mënyrë të dhunshme nuk duhet ta pranojnë shqiptarët dhe qeveritë e tyre si akt të kryer, si diçka që ka përfunduar njëherë e përgjithmonë. Drejtësia ndërkombëtare dhe përvoja diplomatike kanë krijuar shembuj se si mund të tejkalohen këto situata, pa e dëmtuar interesin kombëtar, paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në afat të gjatë.

Përderisa pushteti aktual i Serbisë nuk i pranon krimet dhe gjenocidin e ushtruar ndër vite dhe shekuj mbi shqiptarët, spastrimet etnike dhe kolonizimin e trojeve shqiptare, një pjesë të të cilave edhe sot i mban shteti i Serbisë nën okupim; përderisa qeveritë e këtij shteti ende vazhdojnë me politikat armiqësore në dëm të zhvillimit normal të shtetit të Kosovës, të njohjes së plotë ndërkombëtare dhe integrimit euroatlantik të shtetit të Kosovës, shqiptarët duhet të krijojnë dhe zbatojnë strategji të veçantë për mbrojtjen e shteteve të tyre, të sigurisë kombëtare, identitetit dhe qenies kombëtare të kërcënuar nga regjimi aktual i shtetit të Serbisë, një satelit i dëshmuar i interesave gjeopolitike ruse dhe jo vetëm, në rajon dhe në kontinentin e Evropës.

Në këtë kontekst, vetëm njohja e ndërsjellë mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, pa kushte dhe taktizime, mund të sjell paqe të qëndrueshme, siguri, progres dhe zhvillim të tyre dhe të rajonit.

Fatkeqësisht, vetëm SHBA punon në këtë drejtim, për vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajon, ndërsa disa shetete evropiane ende u fryjnë ideve të vjetruara të konflikteve të ngrira, paqes së kërcënuar, tensioneve ndëretnike dhe mbetjes së rajonit jashtë strukturave globale evropiane dhe integrimeve euroatlantike.

Evropa pa shtetet dhe popujt e Ilirikut, rajonit ballkanik, do mbetet në periferi të zhvillimeve globale të botës së sotme dhe pre e kërcënimeve të përhershme, viktimë e infuencës ruse mbi kontinentin e vjetër të Evropës dhe shtetet e saj, përballë superfiqive botërore aktuale dhe tyre që tentojnë të krijohen.

(17.X.2019)

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close