Në këto ditët e fundit, më ikën shumë gjëra dhe ndodhi politike, të përziera me ndjenjat e shpresave të pafund, se po na vie «Kali i Trojes» dhe do na shpëtoj nga krimi i inskenuar politik i triumfuesve të luftes së Kosoves, anipse ai krim, dihet qartë se diçka kishte, se nga dikah rridhte si burimi i ujit të turbullt, por gjithsesi, gjithnjë mbetej vetëm brenda kuadrit si krim më shumë «Virtual» se sa real!
Fituesin e brohoriten se erdhi shpëtimtari, «Mesia i Kosoves», nga i cili pritet që si me shkopin magjik, të gjitha telashet e vendit dhe atyre që e votuan, ky farë «Kali i trojes» do t’u sjellë pritjet e tyre të zakonshme por edhe shumëvjeçare!?
Nga të gjitha këto shpresa të tepërta dhe, duke marrë në konsideratë gjendjen qoftë brenda vendit, qoftë në rajon e poashtu edhe në rrafshin global botëror, nuk mbetet asgjë më shumë për të thënë, sepse nga këndveshtrimi im, thjeshtë mund të ju them se që nga tani, Kosova e ka zyrtarizuar luften kunder vetes së saj, për dallim të asaj të mëhershmes, që mund të quhej vetëm pjesë e disa vatrave lokale të zjarrit kunder Kosoves dhe popullit të saj në tërësi.
Vetëm sa të merret në konsideratë qendrimi përafrues lokal e rajonal i marrëveshjes së «Mini shengenit» Ballkanik, dihet dhe duhet të kuptohet menjëher se «Gjella e gatuar prej atje, për Kosoven mund të jetë përvëluese dhe mashtruese në të njëjten kohë, pikërishtë, në kryeqendren e rivales kryesore të Repblikes së Kosoves, në Novi Sad, kjo që në të kaluaren ishte Krahinë thuhej se e barabartë por…?».
Kosova, me këto zgjedhje të 6. Tetorit 2019, e që nuk e pata fatin e mundësisë së votimit si edhe shumë të tjerë, natyrishtë për arsye objektive, i dha vetes një shqelëm, duke e kthyer atë pikërishtë në rrënjët e mashtrimit të viteve të 90-ta.
Këtu, të gjithë ata që presin shumë, duhet t’i paralajmëroj se, Kosova, nuk do të eci perpara në aspektin e pritshmërive sepse, këta që erdhen e që ju erdhi dita, janë edhe më hajdutë se ata që i larguan nga «karriget e hajdutërisë» siç e pretendojn një pjesë e madhe e tyre!
Prandaj jo, Kosova po kthehet mbrapa! Kokëfortësia, injoranca dhe prepotenca, në gjuhen e politikes nuk kanë vënd! Kështu që ti Kosova ime e dashur, pas gjithë atyre shpresave që mbanë, së shpejti do të përjetosh «Zhgënjimin më të madhë në gjithë Historinë kombëtare Shqiptare»! Po e them këtë me bindje të thellë, se nuk do të arrihet as bashkimi me shqipërin dhe as mbrojtja e teritoreve të coptuara nga trungu amë Kosovë e Shqipëri!
Dhe kështu, një luftë e re na qendron përbri e përballë, që pak kush ka fuqi për ta ndalë, derisa të përjetësohet «Zhgënjimi absolut»!