Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ministri Cakaj:Shqipëria ka të njëjtin qëndrim me Kosovën për dialogun me Serbinë

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria ka mbajtur të njëjtin qëndrim me Kosovën sa i përket dialogut me Serbinë.

Ai kështu ka thënë në emisionin Real Story, duke theksuar se nuk ekziston një agjentë e paracaktuar finale dhe nuk ekziston një proces i dakorduar në të cilin palët ose duhet ta pranojnë ose të largohen, shkruan Klan Kosova.

“Ne si Shqipëri kemi mbajtur saktësisht të njëjtin qëndrim me Kosovën sa i përket dialogut me Serbinë. Ato që janë aprivuar sikur qëndrime të qeverisë shqiptare nuk përkojnë me realitetin”.

“Politika jonë në raport me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë ka qenë i ndërtuar në tre shtylla kryesore”.

“[1] U takon institucioneve të Kosovës t’i caktojnë prioritetet e dialogut me Serbinë dhe Shqipëria ta mbështesë atë. [2] Ka qenë fakti se dialogu duhet të mbarojë me njohje të ndërsjellë dhe këtu nuk duhet të ketë asnjë dyshim. [3] Secila njohje duhet të jetë e dizajnuar në atë mënyrë që mundëson përparimin e mëtejmë të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

“Qeveria e Shqipërisë nuk mund të jetë e përfshirë ligjërisht në procesin e negociatave për shumë arsye. Strukturalisht ne nuk jemi pjesë e asaj marrëveshje. Mirëpo kjo nuk do të thotë se Shqipëria do të trajtohet si shtet i tretë në këtë proces. Ne natyrisht se ne do ta mbështesim Kosovën në këtë proces”.

“Masat operative të kësaj marrëveshje nuk janë finale – është një deklaratë që shpreh vullnetin. Unë thash se nuk ekziston një agjentë e paracaktuar finale dhe nuk ekziston një proces i dakorduar në të cilin vendet ose duhet ta pranojnë ose të largohen. Është një proces që do të finalizohet duke marrë parasysh kontributin e të gjitha palëve”.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close