Advertisements

Misioni vëzhgues i BE-së:Zgjedhjet të organizuara mirë por, në rajonet ku jetojnë serbët e Kosovës u cenuan ata që nuk ishin me Listën Serbe

Misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë ka vlerësuar se gjithë procesi i zgjedhor në nivel vendi ka qenë i administruar mirë, transparent dhe demokratik.

Por, në rajonet ku jetojnë serbët e Kosovës, u tha se  ata nuk i kanë plotësuar standardet ndërkombëtare, pasi sipas tyre në ato zona ka pasur cenim, frikësim dhe orientim të votave karshi Listës Serbe.

Kryesuesja e misionit të BE-së, Viola von Cramon-Taubadel në një konferencë për media duke folur për procesin zgjedhor tha se ajo ishte mirë e organizuar dhe transparente.

“Zgjedhjet e parlamentare ishin mirë të administruara dhe transparente. Misioni vëzhgues e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit, fushata ishte e gjallë. Por në trevat ku jetojnë serbët u cenuan dhe frikësuan ata që nuk ishin me Listën Serbe. Procesi për serbët e Kosovës nuk i përmbushi standardet ndërkombëtare. Dita e zgjedhjeve ishte e rregullt e qetë, vlerësimi i gjithmbarshëm ishte pozitiv. KQZ pati transparencë të procesit, ky ishte tipari kyç i KQZ-së”, tha ajo.

Por megjithatë, ajo ka  adresuar disa kritika në lidhje mungesën e reformës zgjedhore, teksa tha se kishte liri të mediave gjatë zgjedhjeve.

Ndërkaq, edhe nga delegacioni i Parlamentit, Evropain , Andrey Kovatchev tha se zgjedhjet ishin mirë të organizuar, por dha kritika për mënyrën dhe formën e financimit të partive politike në Kosovë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close