Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ndarja e “Nobelit” Peter Handkes është krejtësisht politike

shkruan Fahri Xharra

Më së paku shqiptarët ende nuk po e kuptojnë se ç`është diplomacia. Diplomacia për publikun e gjerë flet me shenja. Bisedat ndërmjet diplomatëve kurrë nuk bëhen publike.Neve na tregohet krejt diçka tjetër , ndërsa mbrenda bisedohet krejt diçka tjetër.
Diplomacia e mirëfilltë flet me shenja, flet me gjuhën e trupit, flet në mënyrë të koduar të cilën gadi 99 % prej nesh nuk e kuptojmë.

Kush e ka vërejtur nga ne, që Zonja Ollbrajt e jep përgjegjën me anën e një broshi të kapur ne cepin e majt të jakës së bluzës së saj? Por ja që ajo ashtu vepronte. Më kukjtohet një rast , ajo shkruante që një brosh të vuar në jakën e e setres së saj në një takim zyrtar në Moskë ishte i parakohëshëm, dhe për këte ajo shprehte keqardhje.

Më pëlqeu Ag Apolloni në një deklaratë të tij kur e thotë, dhe ka të drejt :” Ndarja e Nobelit për Handken,është tendencë për të rehabilituar krimet e Millosheviqit sepse ta vlerësosh këtë njeri ( Hanken ) për qëndrimet që ia njeh bota sot, për qëndrimet politike në kohën kur sot ka shkrimtarë shumë më të mirë në letërsi, është padyshim provokim”.

Shkrimtari Lis Bukuroca shkruan : ” Akademia është farsë, sepse ajo nuk mund të vlerësojë një shkrimtar dhe ngre në një rang botëror, sepse vlerësimi i drejtë sot është i pamundur, sepse se paku dhjetëra janë ata që e meritojnë në vit! Kjo është një shou, që po dëmton letërsinë, që manipulon, sepse kur fiton çmimin Handke, pas mohimit të masakrave të dëshmuara nga Gjykata, atëherë përfundon humori i kademisë ….”

Por nuk mbaron me kaq. Ne po e shohim se autoriteti i shqiptarëve të të dyja shteteve tona po bie për ditë e më shumë. Shqipëria nuk shihet më si shpresë e demokracisë, si vend i vuajtjeve nga komunizmi, sikur se shihej në vitet e 90-ta. Po Kosova ? Ne jemi edhe më poshtë. Europa dhe Amerika nuk na shikon më me simpatinë e viteve të 90-ta , e as me dhëmbjen e viteve 1998-1999. E dini pse, sepse siç thoshte Amasadorja Amerikane Tracy Ann Jacobson “ e keni dhier krejt….” Apo jo ?
Prandaj ndarja e çmimit Nobel këtij njeriu ( Handkes ) nuk është pa lidhje, është një sinjal i fortë diplomatik që ne shqiptarët nuk jemi në rrugën e duhur.
Që është një sinjal i fortë diplomatik, e shohim në dy veprimet gjermane të këtyre ditëve : “Klubi gjerman i futbollit, St. Pauli, e shkarkon mesfushorin turk Cenk Shahin për mbështetjen e Erodoganit për aksionin në Siri”
Por më e forta, me një sinjal të fortë diplomatik është tjetra: “ Një bombë letrare kundër fashistit Handke, Gjermania e nderon me çmimin më lartë letrar të saj, Sasha Stanishiqin nga Bosna.” ( shkruan “Dialog Plus”
E shihni që diplomacia i ka shenjat signalet e saja të koduara.

Fatbardhësisht që Gjermania, një superfuqi ushtarake dhe ekonomike e Europes është me ne.
Pse shkrimtari boshnjak Stanishiq të nderohet me çmimin letrar gjerman ? Sepse ai në romanin e tij “ Herkunft “ e tematizon helmin nacionalist dhe fashist të atyre që Handke ende i adhuron edhe publikisht.
Një mik më shkroi :” Reagim i mençem gjerman, që me anë e Stanishiqit edhe një herë të kujtohen krimet serbe dhe ndëshkimi i merituar i tyre me bomba.”
Të rikujtojmë që “Nobeli“e ka nobeluar edhe Ivo Andriçin , një fashizoid , përkrahës haptas i Hitlerit , dhe antishqiptar tëpërbetuar, e që në njejtën kohë jetonte edhe edhe shkrimtari i madh kroat Miroslav Kërlezha, një patriot i pastër kroat.
AFP (Agence France-Presse) , 10.shkurt. 2015 shkruante nga Jerusalemi për Kadarenë : “NUK BËHESH HYJNOR NËSE E FITON NOBELIN! “ Shumë herë është parashikuar si fitues i Çmimit Nobel për letërsinë, por nuk e ka fituar ende. Dhe romancieri shqiptar Ismail Kadare nuk e ka problem nëse nuk ndodh. Kadare, romancieri dhe poeti më i mirënjohur i Shqipërisë, ishte në qytet për të marrë Çmimin e Jeruzalemit për veprën që shpreh dhe paraqet më mirë idenë e lirisë së individit në shoqëri, çmim i cili më parë është fituar nga autorë të tillë si Arthur Miller, Haruki Murakami dhe Ian McEwan.”
Dhënja e Çmimit të Jeruzalemit, Kadaresë ishte edhe sinjal i madh politika që edhe Israeli është me ne. Por ne……

Por si po shkojnë punët Çmimi Nobel për shqiptarët vështirë që do të jepet ndonjë herë, pau këthyar kombi ynë ty ku e kemi vendin . Në Europë, pra !

Fahri Xharra,15.10.15
Gjakovë

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close