Advertisements

Në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë,Albin Kurti ka takuar të dërguarin e presidentit amerikan Richard A. Grenell

Editor

Sot, në Ambasadën e re të ShBA-ve në Prishtinë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe anëtari i kryesisë, Glauk Konjufca, u takuan me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard A. Grenell dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Në një komunikatë për media, Lëvizja Vetëvendosje bënë të ditur se në këtë takim, Grenell theksoi që mungesa e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë është pengesa kryesore e investimeve të huaja në ekonominë kosovare.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje shprehu gatishmërinë e tij që si kryeministër i ri i Kosovës të thellojë bashkëpunimin me ShBA-të.

Në këtë njoftim thuhet se Grenell dhe Kurti janë pajtuar që Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe investime prej jashtë, por për këtë gjë problem janë sidomos korrupsioni i lartë në qeveri që krijon pasiguri e cila tremb bizneset, varfëria e përhapur në popullsi që e mban të ulët kërkesën agregate si dhe qasja e vështirë në financa për bizneset për shkak të kamatave të larta të kredive në banka.

Sa i përket dialogut me Serbinë, bëhet e ditur se Kurti ka thënë që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të.

Loading...
Advertisements
Next Post

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së mbajtur sot ka vendosur sot që të rinumërohen 313 vendvotime.

10 vendvotime do të rinumërohen pasi sipas Qendrës për Numërimin e Rezultateve (QNR) këto vendvotime nuk kanë arritur të  procedohen si të rregullta për shkak të parregullsive. Kurse 303 vendvotime do të rinumërohen për shkak se në formularët e përputhjes së rezultateve, shënimi i rezultateve ka filluar nga subjekti 112 […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close