Advertisements

Nënkryetari i Listës Serbe Jevtiq:”Pa bisedime me Listën është e pamundur të formohet Qeveria e re e Kosovës”.

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq tha sot se pa bisedime me Listën Serbe, e cila fitoi të gjitha 10 vendet me mandat serb, është e pamundur të formohet Qeveria e re e Kosovës.

Ai në një intervistë për RTS tha se është shumë e rëndësishme që Lista Serbe fitoi të gjitha 10 vendet, pasi nuk i lë hapësirë askujt prej liderëve shqiptarë që të ‘tregtojnë’ me interesat e popullit serb në Kosovë.

“Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme për ne të fitojmë me një përqindje të madhe,” tha Jevtiq.

Ai tha se deklarata e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se ai do të ishte një përfaqësues i serbëve në qeveri, por jo edhe një përfaqësues i Listës Serbe, flet për atë që ai do të dëshironte, por që sipas tij, tjetër është ajo që thuhet në ligje.

“Kushtetuta, neni 96, thotë se një përfaqësues i serbëve në Qeverinë e Kosovës do të zgjidhet nga shumica e përfaqësuesve të atij komuniteti në Kuvendin e Kosovës. Këtu nuk ka asnjë debat. Ajo që ka thënë Kurti se do të marrë, nuk e di cilin serb, do të ishte sikur ne të themi se nuk e duam Kurtin për kryeministër, por do të marrim dikë tjetër. Kjo thjesht është e pamundur”, tha Jevtiq.

Ai beson se nëse Kurti me të vërtetë dëshiron të jetë kryeministër i Kosovës, duhet të marrë parasysh faktin që Lista Serbe ka fituar.

Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve kur bëhet fjalë për partitë shqiptare, Jevtiq tha se pakënaqësia ishte e dukshme dhe e shprehur përmes procesit zgjedhor.

“Mesazhi për ata që kanë qenë në pushtet për disa dekada është – ne nuk jemi të kënaqur me punën tuaj, ne duam njerëz të ri, veçanërisht pasi që partia e Albin Kurtit dhe ajo e Isa Mustafës ishin në opozitë në përbërjen e kaluar të parlamentit”, tha Jevtiq, transmeton KosovaPress.

Ai shtoi se duhet pritur rezultatet përfundimtare, pasi në këtë pikë nuk ka shumë dallim midis Vetëvendosjes si partia e parë dhe LDK-së në vendin e dytë, pasi që votat me postë ende nuk janë numëruar, megjithëse supozohet se shumica e tyre do të shkojnë për Vetëvendosjen.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close