Advertisements

NJË LIBER I MAHNITSHEM I SHKRIMTARES AMERIKANE, CATE LINEBERRY PËR SHQIPTARËT

Editor

Nga Skifter Këlliçi

‘The Secret Riscue’ , (‘Shpëtimi Secret”), tregim dramatik kushtuar qytetarëve dhe fshatarëve shqiptarë, nga krahina të Jugut, që shpëtuan 30 amerikanë nga nazistët gjermanë. Këto ngjarje kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore; më saktsisht nga 8 nëntori i vitit 1943, deri më 9 janar të vitit 1944.

CATE LINEBERRY

Një avion luftarak amerikan C 53, në bordin e të cilit ndodheshin 30 ushtarakë amerikanë, 13 mjekë, 13 ndihmës mjeke dhe 4 pjesëtarë të ekipazhit me gjithë radistin, u nis nga baza ushtarake amerikane nga Katania për në Bari, për të tërhequr ushtarë amerikanë të plagosur në luftime me forcat naziste. Dhe befas, pa arritur në aeroprtin e Barit, shpërthen stuhi e tmerrshme…Avioni lëkundet në ajër si anije midis dallgësh. Jo vetëm kaq, por edhe qëllohet nga kundërajrorët armiq. Jo vetëm kaq, por radisti humbet lidhjet me bazën ajrore në Bari. Dhe avioni zhduket në qiellin e terratisur. Për këtë të papritur vihet në dijeni edhevetë presidenti amerikan, Ruzvelt,që ndjek cdo ditë me shqetësin fatin e amerikanëve në avionin e zhdukur. Pilotët nuk dinë ku ndodhen, të përhumbur, midis tokës dhe qiellit të panjohur… Dhe befasi shquajnë një fushëtirë të zbardhëllyer. Vendosin ta ulin avionin atje. Zbresin prej tij , pa ditur se në ç’vend ndodhen, mes miqsh ose armiqsh. Dhe priten nga vendas që flasin një gjuhë të huaj, që nuk ngjan me asnjë gjuhë që njohin. Por, $uditërsht midis tyre njohin edhe një vendas që di anglisht dhe tregon se quhet Hasan Glina, se e ka mësuar anglishten në Shkollën Teknike të Fullcit… Ai i qetëson amerikanët.. Mbi të gjitha, u tregon se është partizan, se ata ndodhen në tokë shqiptare, në një fshat të Belshit dhe i siguron se ata kurrë nuk do të bien në duart e pushtuesve nazistë… Deri këtu kjo histori është bërë e njohur prej vitesh në shtypin shqiptar. Madje, disa muaj më parë Report TV në Tiranë shfaqi një dokumentar të shkurtër që përshkruante ngjarjet e mësipëme, të rrefyera nga burra mbi 80 vjetë, që atëherë kishin qenë i fëmijë. Por jo më shumë.

Cili ishte fati i mëtejshëm i këtyre 30 amerikanëve djem dhe vajza, jo me shumë se 20- 30 vje$arë që ranë aksdentalisht në Belsh dhe që u pritën përzëmërsisht nga banorët e fshatrave shqiptare ku ata u shtrënguan të kalonin për t’u shpëtuar ndjekjeve të nazistëve gjermanë ? Këtë e tregon më së miri së miri shkrimtarja amerikane, Cate Lineberry në librin e saj “Secret Riscue”. Pasi amerikanët të udhehequr prej Glinës arritën në Berat, ku kaluan disa ditë të strehuar nga qytetarët e këtij qyteti, ata përkshuan itinerarin- Vërzhezhdë, Lavdar, Krushovë, në Kor$ës, për të zbritur në Panarit, Përmet, Sheper, Gjirokastër, pastaj në fshatra të Vlorës, Ku$, Gusmar, Tërba$, Dukat dhe më së fundi në bregdetin e Karaburunit, ku një anije e ushtarake angleze pas gati dy muajsh i mori dhe i ktheu në Bari. Ky libër botuar para dise vitësh në Amerikë, është vazhdim, por me më shumë shumë hollësi dhe me faqe më intriguese, i librit tjëtër “Albanian Escape” -The True Story os US Army Nurses Behind Enemy Lines, (“Arratisje shqiptare, -Historia e vërtetë e infermireve amerikane prapa linjave të armiqve’), të autores tjetër amerikane, Agnes Jensen Mangerich, infermiere, që ka përjetuar këtë eskursion plot aventuara dhe rreziqe të pashembullta. Veçanërisht tërheqëse në këtë libër janë peripetitë që ky grup kaloi në rrethinat e aeroportit të Gjirokastrës, në pritje të ardhjes së avionëve amerikanë për t’i marrë, aksion që nuk arriti të realizohej , sepse avionët u goditen me artileri nga forcat gjermanë, që sapo ishin vendosur në këtë qytet. Por gjate leximit të librit të Cate Lineberry-së emocionet shtohen kur këtij udhëtimi, si në labirinthet e Ferrit, po i vjen fundi. Grupi i amerikanëve, nëpër shi e dëborë, të ftohtë të acartë, të strehuar nga fshatrarë bujarë shqiptarë, duke përshkuar monopate të rrezikshme malore, më së fundi arrin në bregdetin e Karaburunit dhe ajo që është më e rëndësishme, qoftë forcat partizane, qoftë edhe forcat balliste, sidoqë në luftë midis tyre, bëjnë $’është e mundur që amerikanët, tejet I sfilitur, të dërmuar, të ligështuar, të gjejnë e rrugën e shpëtimit nga ndjekjet e njesive të zbulimit gjerman, të cilët, sado që u përpoqën, nuk ia arritën qëllimit që t’i zinin amerikanët robër. Me shumë dashuri dhe ngrohtësi Cate Lineberry përshkruan sakrificat e fshatarëve të krahinave të mësipërme të Shqipërisë së Jugut, që ndanë me amerikanët edhe kafshatën e fundit të bukës, që i mbajtën, u kujdesën për ta, si për vëllezërit dhe fëmijët e tyre, sidomos kur midis tyre pati të sëmurë; madje edhe i shoqëruan nga një fshat, në tjetrin, duke vënë veten e tyre në rrezik, sepse, në rast se gjermanët do t’i pikasnin, do t’i vritnin pa asnjë ngurrim edhe ata si amerikanët. Libri mbyllet me kapitullin “Mirënjohje”.

E dashuruar pas kësaj historie kaq emocionuese, të cilin e ka përshkruar me stil që të rrëmben nga faqja e paë deri tek faqja e fundit, Cate Lineberry përshkruan edhe takimet e saj me pasardhësit e atyre fshatatëve dhe partizanëve, që shpëtuan pjesëtarët e grupit amerikan, kur ajo bëri një vizitë në Shqipëri, pas rrrëzimit të diktaturës komuniste . Ndër ta, të afërmit e Kostaq Stefës, këtij intelektuali beratas, që së bashku me bashkëqytetarë të tjerë , si kudo mbajtën për ditë të tëra amerikanët nëpër shtëpitë e tyre. Edhe Kostaq Stefa, që ishte diplomuar në Shkollën Amerikane dhe që pastaj kishte studiuar në Universitetin e Bolonjës, si partizani Hasan Glina, la gruan dhe fëmijët e vegjël dhe shoqëroi amerikanët deri në fund të eskursionit prej qindra kilometrash. Dhe të mendosh se pas vendosjes së diktaturës komuniste, ai u burgos, u torturua dhe më 1947 u dënua me vdekje, pikërisht për këtë akt aq të lartë-shpëtimin e grupit të amerikanëve, aleatët tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Eshtë e $uditshme se si ky libër me vlera të ralla historike dhe artistike, vlerësuar në Amerikë si “Ëall Street Jornall Bestseller”, ende nuk është përkthyer në gjuhën shqipe. Duket u ka botuesve shpëtuar nga shikimi… Eshtë libër që pa tjetër duhet t’i bëhet i njohur lexuesve shqiptarë, sepse nxjerr në pah një kapitull të rallë historie gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku shpaloset miqësia midis dy popujve tanë, që arriti një nga kulmet e saj, kur presidenti amerikan, Uillson mbrojti të drejtat e kombit shqiptar në Konferencën e Paqes në Versajë më 1918-20, vazhdoi me misionet anglo-amerikane gjatë Luftës, u zhbi pastaj plot mllef me urrejtje nga Enver Hoxha, cili u shkëput plotësisht nga Perendimi, por me rënien e diktaturës komuniste, u ripërtëri edhe më e fortë. Nga kjo pikëpamje, libri “The Secret Rescue” i shkrimateres amerikane Cate Libeberry është nje ndihmesë kuptimplotë në këtë drejtim.

//Marrë nga :REVISTA “DITURIA” E PËRMUJSHME KULTURORE INFROMATIVE Botim i Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” Borås-Suedi

 

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Arabia Saudite miraton ardhjen e trupave të reja amerikane

Pas tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të rrisin kapacitetet ushtarake nëpër vendet e rajonit,dhe dërgimin e trupave ,sidomos në Arabinë Sudite. Ky vend ka aprovuar SHBA që të dërgojnë trupa dhe pajisje shtesë […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close