Advertisements

Një muaj paraburgim për policin serb të arrestuar në veri

Editor

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit , Rade Basara, polic i arrestuar në veri.

Ai akuzohet për shkak të veprave penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykata thotë se ka marrë aktvendim dhe të pandehurit R.B i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kushti kryesor për caktimin e paraburgimit, po ashtu është plotësuar kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale. Gjithashtu janë përmbushur edhe kriteret nga pika 1.2.2 të nenit 187 par.1 ngase bazuar në rrethanat konkrete të rastit ka arsye për të besuar se i pandehuri R.B  po të gjendet në liri do të asgjësoj, fshehë apo ndryshojë ose falsifikoj provat e veprës penale, kjo ngase rrethanat e posaçme tregojnë se i pandehuri do të pengojnë rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitar”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

​QNR:Janë rinumëruar 45 vendvotime nga 530

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vijuar rinumërimi i 530 vendvotimeve, ku prej tyre deri në këto momente janë rinumëruar 45 vendvotime. Sipas koordinatorit të QNR-së, Burim Ahmetaj, brenda ditës pritët të numërohen kutitë nga gjithsej 90 vendvotime, […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close