Advertisements

Parlamenti britanik votim historik për Brexit-in

ATSH-AFP/ – Ky është një votim historik me përfundim të pasigurt.

Parlamenti britanik mblidhet sot për të vendosur mbi marrëveshjen e Brexit të arritur mes Londrës dhe Brukselit, 12 ditë nga data e parashikuar për daljen nga Bashkimi Europian.

Arritur pas bisedimeve të mundimshme në limitet e kohës, marrëveshja synon të zgjidhë kushtet e divorcit pas 46 viteve jetë të përbashkët duke mundësuar një dalje të qetë dhe të shoqëruar nga një periudhë tranzicioni të paktën deri në fund të vitit 2020.

Por suksesi i saj është pezulluar me miratimin nga Parlamenti britanik, që ka dhënë prova intolerance në të kaluarën. Deputetët kanë hedhur poshtë tre herë marrëveshjen e mëparshme për daljen nga BE arritur mes ish-kryeministres, Theresa May dhe 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së

Thirrur për herë të parë të shtunën që prej luftës së Maluinëve, 37 vjet më parë, Dhoma e Komuneve do të hapet në 08:30 GMT, për debate që pritet të zgjasin gjatë gjithë ditës./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close