Advertisements

Pas Kosovës edhe Mali i Zi nuk i dëshiron serbët e “Crvena Zvezdës” nga Beogradi,ua ndalon hyrjen në këtë vend

Editor

Siç duket me keqpërdorim të sportit për qëllime politike nga ana e shtetit serb nuk ka vetëm Kosova por edhe Mali i Zi.

Ditë më parë klubi srb Crvena Zvezda kishte dashur që të futet në Kosovë dhe të luajë në territorin e vendit tonë një ndeshje të paligjshme për kupën e Serbisë.

Drejtorit gjeneral të këtij klubi nacionalistësh serb ,Zvezdan Terziqit i është ndaluar sot hyrja në Mal të Zi.
Terziqi ia kishte mësyrë Malit të Zi, por nuk u lejua të hynte në territor nga autoritetet kompetente të këtij vendi.

Ai u kthye në Beograd menjëherë pas kësaj dhe lëshoi një deklaratë në të cilën akuzoi Dejan Saviceviqin për ndalimin e hyrjes në Mal të Zi.
Duke shtuar i revoltuar Terziq kishte shkruar përveç tjerash edhe këtë, “Nuk e prisja nga Mali i Zi. Mali i Zi me të cilin jemi rritur, Mali i Zi për të cilin kemi qenë krenarë. Dje pritej nga Shqiptarët (ai e përdorë termin shiptar) , por kjo sot nga malazezët është diçka për të cilën nuk kam një përgjigje të arsyeshme ”

Këta ose nuk janë në terezi ose janë aq të marrë sa iu besojnë rrenave dhe provokimeve të veta.Atyre,serbëve gjithandej nëpër fqinjësi po iu ndalohet hyrja ,që nga Kroacia,Kosova e Mali i Zi,mu për shkakun sepse me sjelljet dhe delegacionet e tyre po provokojnë vendet fqinje në mënyren më qyqare.

Si arsye e ndalesës së Terziqit nga autoritetet e Malit të Zi për të mos hyrë në territorin e këtij vendi është se ai dyshohet se ka marrë pjesë në pengimin e anëtarëve të ekipit kombëtar të Malit të Zi Filip Stojkoviq dhe Mirko Ivaniq për të luajtur kundër seleksionit të Kosovës.

Të kujtojmë,dy futbollistët e Zvezdës dhe më pas trajneri i ekipit kombëtar të Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ndeshjes kualifikuese kundër Kosovës në fillim të qershorit.

//Përgatitur nga Proinformacion.com

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

'E VËRTETA PËR NOLIN' NË TRE BIBLIOTEKA TË MËDHA.

  …..Prifti që, sipas Jorgaqit, ‘predikonte më shumë Skënderbeun se sa Krishtin’ është njëkohësisht ‘kreu i kishës ortodokse në Shqipëri dhe udhëheqës i një partie politike liberale në opozitë me Zogun ‘. Kulmi i lëndës së tolerancës fetare është shënuar […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close