Advertisements

Pen America:Zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi është për keqardhje.

Editor

Organizata amerikane Pen, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë, tha se zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi është për keqardhje.

Të enjten, shkrimtari austriak, Peter Handke, i cili njihet edhe si figurë kundërthënëse, fitoi Nobelin për vitin 2019.

“Jemi të shtangur me përzgjedhjen e një shkrimtari, i cili ka shfrytëzuar zërin e tij publik për të minuar të vërtetën historike dhe për t’iu ofruar ndihmë publike autorëve të gjenocidit, si ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq, dhe ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq”, tha shkrimtarja Jennifer Gean, presidente e organizatës Pen America.

“Në kohën e rritjes së nacionalizmit, udhëheqjes autokratike dhe dezinformimit të gjerë në mbarë botën, komuniteti letrar meriton më mirë se kjo. Ne ndjejmë keqardhje të thellë për zgjedhjen e Komitetit Nobel për Letërsinë”, tha Gean.

Zgjedhja e Handkes nxiti reagime edhe në Kosovë dhe rajon.

Mes të tjerave, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës kërkoi që të anulohet ky vendim.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Turqi, bllokohen 1 mijë tifozë shqiptarë dhe ua heqin flamurin

Ndeshja kualifikuese, mes dy vendeve mike për nga marrëdhëniet shtetërore, duket se ka nisur që të mos jetë e nën atnosferën më të mirë të mundshme referuar mënyrës se si po bëhet organizimi i saj nga vendasit. Nga burime zyrtare […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close