Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Perla 8 000 vjeçare

ATSH-AFP/ – Një perlë 8 000 vjeçare, prezantuar si më e lashta në botë, do të ekspozohet për herë të parë për publikun duke nisur nga 30 tetori në Luvrin e Abu Dabit, njoftoi sot departamenti i Kulturës dhe Turizmit të emiratit.

Quajtur “perla e Abu Dabit” dhe zbuluar nga arkeologët në ishullin e Marawah, në brigjet e kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, kjo bizhuteri i përket Muzeut Kombëtar Zayed.

“Ajo do të prezantohet në Luvrin e Abu Dabit gjatë një ekspozite të titulluar “10 000 vitet e  luksit” që do të zhvillohet nga 30 tetori deri më 18 nëntor”, sipas një komunikate të departamentit të Kulturës dhe Turizmit.

Analizat e karbonit-14 kanë zbuluar se shtresat shkëmbore nga ku vjen perla datojnë 5 600-5 800 vjet para erës sonë, gjatë periudhës neolitike.

“Zbulimi i perlës më të lashtë në botë në Abu Dabi tregon qartë se një pjesë e madhe e historisë tonë të fundit ekonomike dhe kulturore i ka rrënjët e thella që datojnë që prej fillimit të prehistorisë”, konfirmoi Mohammed Khalifa al-Moubarak, kreu i departamentit të Kulturës dhe Turizmit në një komunikatë.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close