Advertisements

PIRUSTËT (Pirustae)

..”Liqeni i Shkodrës dhe zonat e thella të saj ishin të banuara nga tre fise ilire: Labeatët, Enkelejtë dhe Albanët. Labeatët janë të emëruar sipas bregut të Liqenit të Shkodrës, të cilët e banojnë. Labeatët, në lindje të tyre, nga Puka, kishin kufi të përbashkët me fisin Skirtonët. (fis i cili dallohet në Pukën e sotme, poshtë Drinit në çdo hartë antikiteti të çfarëdo autori) dhe nga veriu Dokleatët.

Në lindje nga Liqeni i Shkodrës, afër Lumit Drin, FILLIMISHT, jetoi fisi Ilir i Pirustëve, që më pas, me kalimin e kohës migroi në rajone të ndryshme.”

Marrë nga vepra: “Mjedisi i Liqenit të Shkodrës” nga Vladimir Pesic dhe Gordan Karaman.

…”Pirustët, ishin një fis, shpesh aleatë me Romën që banonin luginën e Drinit.”

– “Luftërat Galike të Çezarit” botuar nga Allen & Greenough’s Latin Series, në vitin e largët 1887.

• Shënim: fisi i Skirtonëve në Pukë ishte fis i tërë pirust, por që me zmadhimin e zgjërimin e trungut të madh pirust, nënfiset më të vogla morën emërtime.

Në hartë dallohet nënshkrimi Pirustae (Pirustët) dhe gjithashtu qyteti antik Epicaria (Pezhva) në Pukën e sotme.
Në hartë dallohen edhe dhjetra qytete të tjera të Ilirisë.
Në çdo hartë antikiteti, shtrirja kryesore e Pirustëve bëhet poshtë Drinit. Nëntoka e pasur e Pukës është një fakt i madh që ky fis metal shkrirës i antikitetit, jetoi në këto troje.
Kujtojmë se në Iballe kishin kalanë e fortifikuar të tyre, e gjithashtu në disa vende të tjera të Pukës si Gralisht, që flasin historianët antik, në Crevenum (Truen apo Va Spas) etj.

Shih edhe: https://www.facebook.com/548065502358810/posts/689159188249440?substory_index=0&sfns=mo

//PUKA ndër vite

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close