Advertisements

Politika e shkrryfun e djallëzore,me pretendime të mini shengenit ballkanik


nga Genc Sefa-Lushnja

Sot kryeministri Edi Rama na e konfirmoj me krenari se na paska arritur një marrëveshje për qarkullimin e lirë të njerëzve e mallrave me Serbinë e Maqedoninë e Veriut (Iliriken).
Çdo ditë e më shumë e proklamon një mini-shengen ballkanik!
Por, me çfarë çmimi?
Me sovranitet, që çdo ditë e më tepër po ngulfatet?
A përfshihet ne atë marrëveshje edhe Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj?.
Bullgaria vendos kushte të paqena inegzistente, duke kërkuar gjuhë te pakicës Bullgare ne vendin tonë, e paimagjinueshme!
Ndërsa udhëheqësit tanë nuk guxojnë të ngrenë zërin për popullin shqiptar te mbetur padrejtësisht jashtë atdheut, e ku u mohohet edhe e drejta e gjuhës, edhe pse jetojnë ne trojet e tyre dhe janë shumicë.
Miq, duhet ti refuzojmë njëherë e përgjithmonë veprimet e fshehta të politikanëve tanë në Shqipëri, që do topisin mundësitë tona për çfarëdo që ndodh rreth nesh, që do shkaktojnë padrejtësi, që të mos vëmë në rrezik mundësitë tona të promovimit dhe të përparimit si një komb me qëndrime të unifikuara përballë fqinjëve djallëzor.
Kështu nis gjithmonë, kur ne ta kuptojmë dëmin kombëtar, do jetë bërë vonë. Kostoja e veprimeve të pamatura e servile të politikanëve tanë është shumë e lartë, përfshinë humbjen e dinjitetit, sovranitetit, si dhe legjitimon padrejtësitë qe mund te na faturohen si komb edhe ne te ardhmen!

Shkup;11.10.2019

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close