Advertisements

Popullsia e Ballkanit në rënie, përveç Tiranës

ATSH/- Në një shkrim të rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese BIRN, jepet alarmi se pothuajse të gjithë vendet e Ballkanit dhe një pjesë e vendeve të Europës kanë ulje të popullsisë. Kjo për shkak të disa faktorëve që ndikojnë, që nga emigrimi e ekonomia, e deri tek ulja e normës së lindshmërisë.

Por BIRN përjashton kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, për të cilin thekson se nëse do të kishte më shumë qytete të tilla, çdo gjë do të ishte ndryshe.

Sipas BIRN, në Tiranë po punohet në çdo cep dhe kjo sjell përmirësim të standardit të jetesës e rrjedhimisht edhe shtim të popullsisë.

“Zonat rurale në disa shtete po zbrazen, por kjo do të thotë rritje për disa qytete të tjera, si Tirana. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, thotë se kryeqyteti po rritet me 25 000 persona në vit. Gjithashtu, Cluj në Transilvani, është një qytet që po përjeton një boom ekonomik. Njerëzit nga qytetet e tjera të Rumanisë apo edhe jashtë vendit po dynden për të shkuar atje. Nëse rasti i qytetit të Cluj-it do të shumëfishohej dhe nëse do të bëhej më shumë punë për të rritur standardin e jetesës, ashtu siç po bëhet në Tiranë, situata do ishte shumë më ndryshe”, theksohet në shkrimin e BIRN.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close