Advertisements

Presidenti çek, Milos Zeman në spital për të rifituar gjendjen e mirë

ATSH-DPA/ – Presidenti çek, Milos Zeman ka qenë i shtuar në spital për disa ditë me radhë.

”Arsyeja e qëndrimit të tij në spital është për t’u qetësuar dhe rifituar gjendjen e mirë fizike”, theksoi zëdhënësi.

Presidenti, i cili festoi ditëlindjen e 75-të në fund të muajit shtator, do të marrë infuzione vitaminash dhe mineralesh, por shtoi se ky nuk ishte një problem serioz shëndetësor.

Zeman dëshiron të jetë në gjendje shumë të mirë fizike për ceremonitë tradicionale që do të mbahen më 28 tetor, me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Çeke.

Presidenti deklaron se ka vuajtur për një kohë të gjatë nga diabeti dhe një sëmundje e sistemit nervor periferik.

Ai ka ndaluar konsumin e alkolit dhe duhanit.

Ish-social-demokrati u rizgjodh në fillim të vitit 2018 për një mandat të dytë pesëvjeçar.

Zeman është presidenti i parë çek që u zgjodh drejtpërdrejti nga njerëzit pas një ndryshimi kushtetues.

Si kreu i shtetit, ai ka kryesisht funksione ceremoniale, por konsiderohet si një person me influence në opinionin publik.

Ai njihet edhe si një konsumues i pasionuar i pijeve alkoolike ,por edhe si një mik i devotshëm i Serbisë,për të qenë një armik i dëshpruar i shtetit më të ri në Europë,Kosovës/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close