Advertisements

Presidenti i Katalonisë kërkon ndaljen e dhunës në protesta

Presidenti i rajonit të Katalonjës në Spanjë, Quim Torra, ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të dhunës, teksa protestat në këtë vend kanë vazhduar për të tretën natë me radhë.

“Ne dënojmë dhunën, kjo duhet të marrë fund tani. Nuk ka as arsye dhe as arsyetim për djegie të veturave dhe veprime tjera shkatërruese”, ka thënë Torra.

Të mërkurën protestuesit kanë nisur që të djegin disa ndalesa dhe kanë hedhur predha drejt policisë në Barcelonë, rajonin autonom në verilindje të Spanjës.

Kjo pasi, të hënën janë dënuar me burgim nëntë liderë separatistë, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Katalonjës.

Prokurorët kanë kërkuar 25 vjet burgim për Oriol Junqueras, ish nën-presidentin e Katalonjës, njëherësh liderin e nivelit më të lartë pro-pavarësisë që është përballur me gjykim.

Junqueras është ndëshkuar me dënimin më të lartë prej 13 vjetëve burgim për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Ndërkohë liderët pro-demokracisë, që kontrollojnë qeverinë rajonale të Katalonjës, ka thënë më herët se do ta shtyjnë përpra idenë e një referendumi të ri për ndarje nga Spanja.

Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, është mbajtur një referendum, në të cilin shumica e atyre që kanë marrë pjesë, kanë votuar për pavarësi nga Spanja.

Parlamenti në Barcelonë më pas e ka shpallur rajonin autonom republikë të pavarur.

Megjithatë, në referendum pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe ai është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Qeveria qendrore në Madrid ka shtrirë qeverisjen në rajon dhe disa udhëheqës katalanas kanë ikur nga vendi.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close