Advertisements

Presidenti i MV,Pendarovski:Duhet të vlerësohen përpjekjet tona

Editor

Krerët shtetëror po bëjnë përpjekjet e fundit për të bindur vendet anëtare të BE-së që Maqedonia e Veriut të marr datën për negociata.

Presidenti, Stevo Pendarovski thotë se vendi duhet shpërblyer për arritjet, duke shtuar trupat negociues janë të gatshëm për të punuar në çdo kapitull.

“Po bëhen përpjekjet e fundit për formulimet që do të përdoren. Tani për tani nuk mund të them se kërkesa jonë për fillimin e negociatave para aderuese do të hidhet poshtë. Kryeministri Zaev, ministrat Osmani dhe Dimitrov, por edhe ne përfshi dhe mua, lobojmë deri në fund që të fitojmë formulim i cili do t’i vlerësojë sinqerisht përpjekjet tona të bëra se fundi e që dihen shumë mirë”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Pendarovski shton se mos marrja e datës nuk cenon sigurinë e vendit dhe të rajonit pasi nuk ekzistojnë indikacione të kësaj natyre. Ndërkohë nënkryetarja e Qeverisë, Radmilla Shekerinska përgënjeshtron kryeministrin Zaev, duke hedhur poshtë pretendimet se mos marrja e datës mund të shkatërrojë Qeverinë.

“Partnerët e koalicionit qeveritar kanë konsensus për dy çështje kryesore: anëtarësimi në NATO dhe ai në BE. Dëshmuan se në të  dyja planet kemi rezultate. Nuk shoh asnjë arsye për dilema brenda koalicionit qeveritar. Mesazhet që vijnë nga ministrat e jashtëm, tani edhe nga krerët janë se ne e kemi mbaruar detyrën tonë”, tha Radmilla Shekerinska, Nënkryetare e Qeverisë.

Ditë më parë kryeministri Zaev deklaroi se mos marrja e datës shkatërron Qeverinë, ndërsa paraprakisht kishte potencuar se zgjedhjet e parakohshme cenojnë ekonominë e vendit. Zgjedhje të parakohshme nëse nuk marrim datën për fillimin e negociatave kërkon edhe opozita.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Deri kur ?

Shkruan Endri Shabani Une zakonisht i marr me humor situatat e veshtira, por sot jam i trishtuar. Shqiperia do te ishte ne Bashkimin Evropian qysh ne vitin 1986 kur Gjermania Perendimore erdhi me nje plan zhvillimi, te cilin Ramiz Alia […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close