Advertisements

Presidenti Meta:Zgjedhjet në Kosovë si në Danimarkë

Editor

Presidenti shqiptar, Ilir Meta komentoi sot zgjedhjet në Kosovë, ndërsa u shpreh se sistemi zgjedhor me lista të hapura u dha mundësi qytetarëve që të zgjedhin midis shumë kandidatëve për deputetë, ndërsa në Shqipëri nuk ndodh një gjë e tillë.

Presidenti Meta zhvilloi një bashkëbisedim me studentët ekselentë të Universitetit Evropian të Tiranës.

Meta tha se zgjedhjet në Kosovë ishin si në Danimarkë. “Lidershipi politik këtu e ka bërë të vështirë për shqiptarët, jo se shqiptarët nuk duan zgjedhje të rregullta. Por në Kosovë kanë sistem elektoral me lista të hapura, pra voton edhe partinë por edhe kandidatin. Kryetari i Partisë mund të të mos preferojë dhe të lë në fund por të zgjedh populli. LDK-ja dëgjoi reagimin nga qytetarët dhe vendosi si kandidate për kryeministër Vjosa Osmanin e cila ishte e 87-ta në listën e kaluar por doli e dytë, pasi ishte kritike ndaj disa politikave dhe qytetarët e mbështetën”, tha Meta.

Loading...
Advertisements
Next Post

Erdogan-Vuçiq: Takimet e dy nxënësve të këqinj

Turqia është një partner strategjik dhe anëtare e NATO-s, por që tregon interes të madh edhe për Serbinë. Po çfarë fshihet pas këtij interesimi? Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shumë […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close