Advertisements

Presidenti Thaçi apel për elektoral të lirë e të drejt

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje të madhe në zgjedhjet që po mbahen sot.

Kreu i shtetit deklaroi se legjislatura e re e Kosovës që do të nxjerrë qeverinë e re e cila do të përballet me sfida dhe duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve.

Thaçi tha se kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë, ndërsa sot le të fitojë Kosova.

“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova”, shkroi Thaçi.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close