Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

PUKA: DUKAGJINI I ARBËRISË DHE ZEMRA E PRINCIPATËS SË DUKAGJINËVE.

Dokumentet historike, relacionet kishtare, dëshmitë e vizitatorëve të hershëm të huaj e shqiptarë e gjithashtu hartat, janë fakte të pakundështueshme që Puka si vetë Dukagjini i Arbërisë ishte zemra e Principatës së Dukagjinëve dhe baza e familjes së famshme Dukagjini.
Të gjitha këto dokumente, fakte, dëshmi e harta janë në përputhshmëri të plotë!!!

<<..Blinishti në fjalë âsht Blinishti i Kabashit e se familja e Dukagjinit âsht nji me familjen Blinishti.
Se krahina e Pukës kje pronja e familjes së Dukagjinëve e thotë edhe vetë Ippen: “Vendi malësi në jugë të lumit Drini ishte pronja e së famëshmes familje Dukagjin.”

E difton edhe emni i Lekës qi në shumë vende ndeshet në këtë krahinë: Ura e Lekës (Kçirë), Barka e Lekës (Kabash), Lisi i Lekës (Berishë), Sofra e Lekës (Iballe), etj. posë qi kjo krahinë thirret edhe Dukagjin.

Po qendra e Dukagjinit kû kje? Pa dyshim aty kû paten kalán; e në Blinisht të Kabashit, posë sá germadhave tjera, gjindet edhe Kalaja e Lekës.>>

• G. Gurakuqi: Revista LEKA, Nanduer 1930. Fq. 179.

Harta nga albanologu Baron Nopcsa, e cila tregon kalatë dhe shtigjet (rrugët) e luftës dhe drejtimet që ndiqnin krahinat dhe ushtritë arbnore.
Në Pukë shohim 3 kala:
1) Kalaja e Skandërbegut (Iballe) dikur kala e fortifikuar e Pirustëve.
2) Kalaja e Lekës (Dukagjinëve) (Kabash).
3) Kalaja e Lekës (Dukagjinëve) në Flet të Pukës.

Kjo e fundit përbën dhe kalanë e parë të ngritur nga familja e Dukagjinëve në të gjithë truallin arbnor, dëshmi e fakt i pakundështueshëm që na vjen nga shumë historianë, dokumente apo ralacione.
Mjafton thjesht të kujtojmë testamentin e Gjon Muzakës.

Nga kjo hartë shpjegohet dhe lëvizja e sulmi i ushtrive arbnore në përgjithësi.
Por këtu do komentojmë atë pukjane (dukagjinase) e cila duke pritur ushtrinë nga Kalaja e Lekës (Rajë, Nikaj-Mertur) bashkohen tek Kalaja e Skandërbegut (Iballe) bashkë me ushtrinë e Kalasë së Lekës (Flet) e të bashkuar vërshojnë në drejtim të Drishtit, Danjës dhe Shkodrës e gjithashtu pjesa tjetër nga Kalaja e Lekës (Blinisht, Kabash) duke u bashkuar me ushtrinë e Kalasë së Lekës në (Ujmisht, Kukës) vërshojnë drejt krahinës së Mirditës e deri në Krujë.

Në hartë mund të shihen edhe drejtimet luftarake të ushtrive të tjera të krahinave arbnore.

Përgatiti: PUKA ndër vite.

Burimet: Revista LEKA.
Franz Nopcsa.

Mund të shihni edhe:

https://www.facebook.com/548065502358810/posts/665729167259109?sfns=mo

https://www.facebook.com/548065502358810/posts/590175144814512?sfns=mo

https://www.facebook.com/548065502358810/posts/570581930107167?sfns=mo

https://www.facebook.com/548065502358810/posts/585881088577251?sfns=mo

https://www.facebook.com/548065502358810/posts/615537265611633?sfns=mo

https://www.facebook.com/548065502358810/posts/570071380158222?sfns=mo

https://www.facebook.com/548065502358810/posts/657101378121888?sfns=mo

https://www.facebook.com/…/a.6489597322693…/680769482421744…

https://www.facebook.com/548065502358810/posts/689881828177176?substory_index=0&sfns=mo

https://www.facebook.com/548065502358810/posts/686188691879823?substory_index=0&sfns=mo

https://www.facebook.com/548065502358810/posts/675409092957783?substory_index=0&sfns=mo

https://www.facebook.com/548065502358810/posts/652907331874626?sfns=mo

https://www.facebook.com/…/a.5491578055829…/605694453262581…

P:F J

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close