Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Reflektimet i ngjarjeve të fundit në Luginë të Preshevës

Lugina e Preshevës aspiron edhe sot, Bashkimin me Republikën e Kosovës, pjesë e së cilës ishim deri më 1945, e që përdhuni për të ndryshuar përbërjen etnike Shqipëtare, u bënë ndarje të tilla. Të gjithë Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, e shikojnë këtë si opsionin e vetëm, duke mos pasur asnjë opsion alternativ.

Kohëve të fundit, ngjarjet në rajon e më larg janë duke u zhvilluar me shpejtësi më të madhe se më parë. Padyshim ngjarjet e tilla shkaku i lidhjeve të ndryshme reflektohen edhe në Luginë të Preshevës. Kryesisht shohim dy ngjarje që patjetër reflektohen në Luginë të Preshevës, ato janë: zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës dhe invazioni turk në territorin kurd të Sirisë.
Zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Republikë të Kosovës, kanë patur interferim të dyanshëm.
Qytetarë të Luginës së Preshevës, të cilët nuk janë banorë resident të Republikës së Kosovës, madje edhe të tillë që jetojnë nëpër vende të ndryshme të Europës, kanë qenë të politizuar dhe ishin aktivizuar në fushatën parazgjedhore dhe zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 06.10.2019. Për dallim nga zgjedhjet e më hershme, qytetarët e Luginës së Preshevës, në këto zgjedhje kanë qenë kryesisht ithtarë të një partie politike- dhe nga duket që kanë luajtur rrolë në rezultatin përfundimtarë.
Përgjegjësia kushtetuese dhe sipas ligjeve ndërkombëtare, bie mbi Republikën e Shqipërisë, në mbrojtjen e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, po të njejtën përgjegjësi ka edhe Republika e Kosovës. Deri më tash, asnjë hap relevant nuk kanë bë, nuk mund të pritet që as në të ardhmen të bëhet- edhe pse shpresat e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës paksa janë riforcuar.

Tashmë janë dy opsione, rreth Luginës së Preshevës: ai i presidentit të Republikës së Kosovës, për bashkimin e saj Kosovës dhe opsioni i status quos alias reciprocitetit me serbët e Kosovës. Opsioni i Bashkimit me Kosovës, i promovuar së fundmi nga presidenti i Republikës së Kosovës, është ideal dhe dëshirë e çdo Shqipëtari, pra edhe të Shqipëtarëve të Luginës, por zgjedhjet e fundit dëshmuan që as Shqipëtarët e Luginës nuk e besojnë këtë. Derisa tashmë SHBA, por edhe vende të fuqishme të BE-së, janë për zgjedhjen përfundimtare të çështjes së shekullit, atë Shqipëtaro-serbe, ne Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, më fuqishëm se kurrë duhet të ngrisim zërin për Bashkimin me Kosovën. Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund ta privatizoj e patronizoj dhe përfaqësoj idealin e Shqipëtarëve të Luginës, siç askush tjetër pos popullit nuk është i denjë ta përfaqësojë këtë ideal. Por edhe mjegullimi i kërkesës së Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës për Bashkim me Kosovën, pjesë e së cilës vazhdimisht ishim e që u ndamë pas Luftës së II botërore, është po aq i dëmshëm, e mos të flasim më për reciprocitet me serbët e Kosovës.

Lugina e Preshevës, nuk mund në asnjë mënyrë të pranojë reciprocitet me serbët e Kosovës, për faktet: serbët nuk kanë kontinuitet historik dhe territorial-gjeografik, pra edhe Kosova Veriore( Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani) por janë sediment kolonësh, derisa Shqipëtarët e Luginës së Preshevës nuk janë minoritet por shumicë në shtrirjen e tyre territoriale-gjeografike.
Influenca turke në Luginë të Preshevës, është më e madhe sesa në pjesët tjera të Trojeve Shqipëtare, krysisht për arsye të tre faktorëve: lidhjeve me muhaxherët së bashku me ndikimin serb për turqizimin e Shqipëtarëve dhe ndikimit të hoxhallarëve të Akaidës turke.

Lugina e Preshevës, është pjesa e fundit trashëgimtare e Golgotës Shqipëtare të Sanxhakut të Nishit, të viteve 1877 deri më sot. Golgota jonë ishte me përmasa biblike, kështu e ilustrojnë shumë historian, mes tyre edhe historiani amerikan Justin McCarthy flet për 131.000 musliman( nënkupto Shqipëtar) në Sanxhakun e Nishit në vitet 1876, derisa në vitin 1882 kishin mbetur 12.000 të tillë. Pas vitit 1912, me pushtimin serb të Luginës së Preshevës, Shqipëtarët e kësaj ane, u përballën me asimilimin, muslimanizimin, boshnjakëzimin, turqizimin, me të cilat edhe sot përballen. Shpërnguljet edhe gjatë viteve 1912-1914, të rreth 500.000 Shqipëtar, gjatë viteve 1923 deri në Luftën e II Botërore mbi 300.000, në vitet 1953-1956 mbi 530.000 Shqipëtar për në Turqi, një pjesë e tyre ishin edhe nga Lugina e Preshevës, në përqindje më të lartë. Kjo ka bërë që edhe sot, Muhaxherët të kenë lidhje farefisnore me farefisin e tyre në Luginë të Preshevës. Madje analizuar më në detaje, shumica e tyre janë ithëtarë të Taip Erdoganit, të cilën e reflektojnë edhe farefisi i tyre në Luginë të Preshevës. Prandaj si lidhjet farefisnore ashtu edhe ndikimi i qëllimshëm i Serbisë, që Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, edhe sot të orientohen drejt lindjes-Turqisë, siç ishim orientuar gjatë viteve 1877-1908, prej nga Serbia fitoi territor nga ne Shqipëtarët, ashtu edhe më pas fitoi asimilim dhe shpërngulje të Shqipëtarëve për në Turqi, janë vetëm në interesin e saj. Derisa në këtë drejtim Institucionet e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë janë të shurdhëra. Derisa ndikimi i hoxhallarëve, të cilët predikojnë Akaidën turke të besimit islam, ende reflektojnë dhe ndikojnë në shtimin e influencës Erdoganiste në Luginë të Preshevës.

Së fundmi me invazionin turk, në Sirinë veriore, në tokat etnike Kurde, reflektoi edhe në Luginë të Preshevës, por edhe tek Shqipëtarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, troje këto ku është më evident influenca turke. Reagimi i ashpër i botës demokratike, kryesisht SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Izraelit, nuk u shoqëru edhe nga reagimi i zëshëm i politikës tonë Shqipëtare.

Andaj Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, duhet të vazhdojmë edhe sot, kur situata është në dobi tonën, që të kërkojmë asipiratën për Bashkim me Kosovën, si zgjedhje definitive e problemit Shqipëtaro-serb. Çdo zgjedhje tjetër, vetëm do ishte në interes të Serbisë, që të “ngrijë problemin” për ta rihapur kur situata të jenë në favor të saj. Bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, do i jepte fund edhe shumë ndikimeve tjera, qoftë atij turk mbi këtë pjesë, qoftë edhe ndikimit serb në asimilimin e Shqipëtarëve të kësaj ane.

Më:14.10.2019

Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close