Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Renditja e re e FIFA-s

ATSH/ – FIFA ka publikuar sot renditjen e re mujore të kombëtareve. Në krye të klasifikimit është Belgjika, e ndjekur nga Franca, që bën pjesë në grupin tonë eliminator, dhe Brazili.

Sa i përket Shqipërisë së drejtuar nga trajneri Reja, kombëtarja jonë ka zbritur një vend në krahasim me muajin e kaluar, duke u pozicionuar kështu në vendin e 65-të.

Kuqezinjtë zhvilluan dy ndeshje për kualifikueset e EURO 2020, ndaj Turqisë në Stamboll dhe Moldavisë, në fushën e kësaj të fundit. Në të parën humbi minimalisht, në minutat e fundit, ndërsa në të dytën fitoi pastër, 4-0.

Nga ana tjetër Kosova është ngjitur me 5 pozicione në renditjen e FIFA-s. Fitorja ndaj Mali të Zi e ka ndihmuar kombëtaren e “dardanëve” të ngjitet në vendin e 114-të.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close