Advertisements

Sa ishin shqiptarët kur erdhën turqit e sa mbetën kur ikën ata


shkruan: Engjëll Gishti

Që të trajtosh këtë cështje, duhet të shkojmë larg në kohë, që kur muslimanët turq sulmuan për herë të parë trojet tona  qysh në vitin 1336 kur ata u thërritën si mercenarë nga grekët për të nënshtruar shqiptarët. Më vonë ata u thërritën edhe nga serbët përsëri në luftë kundër shqiptarëve, por sulmet e vërteta të turqve kundër shqiptarëve fillojnë aty nga vitet 1360 kur ata ngjitën mbi hapsirën e Selanikut dhe i drejtohen Arbërisë. Beteja më tronditëse për shqiptarët ishte ajo e vitit 1385 ku u vra Balsha i II, betejë e cila u zhvillua në zemër të Arbërisë në Savër të Lushnjes. Një dëm të madh pësuan princërat arbëror vetëm 4 vite më vonë në betejën e Kosovës ku morën pjesë Balsha i III, Millosh Kopili, Dhimitër Jonima, Teodori i II Muzaka e ndoshta edhe Dukagjinët. Beteja zhvillohej në tokën arbërore të Milosh Kopilit i cili disa herë kishte qënë vasal i turqve por edhe i Llazarit.  Nuk u kthye as gjysma e ushtrisë arbërore ku Teodor Muzaka u vra bashkë më 6.000 luftëtarë. Nga ky moment filloi tmerri nga turqit e pathyeshëm. Muzakajt, por edhe shumë princëra të tjerë ju nënshtruan turqve. Rezistonte vetëm Gjon Kastrioti dhe dhëndri i Muzakajve Gjergj Arianit Komneni. Gjon Kastrioti dërmohet më 1431 dhe turqit i marrin gjithë principatën duke i lënë vetëm zonën e Ishmit. (turqit, pasi marrin Selanikun, bëjnë një sulm të fortë për të nënshtruar gjithë Arbërisë). Por Gjergj Arianiti reziston dhe i thyen disa herë turqit (në fakt, fshehtas ai ndihmohej nga Muzakajt dhe të gjithë princat e tjerë).  Kronikat europiane flasin me entuziazëm. Më 1437 ai thyen përsëri turqit në malësinë e Shpatit. Kjo i dha shpresë edhe Gjonit i cili zhvilloi një luftë të rreptë për 6 muaj i rrethuar në Ishëm. Kronikanët turq e tregojnë Ishmin sikur me qënë Himalaja, cka tregon se sa shumë ata kishin nevojë të justifikoheshin para Sulltanit për humbjet e tyre. Më në fund ata marrin kështjellën e Gjonit mbi portën e së cilës ndërtojnë një xhami. (Prezë). Koka e tij shkon në Edrene që ta shikonin të gjithë, edhe djemta e Gjonit. Dy muaj më vonë, kthehet Gjergji ynë dhe për epokën e tij nuk është nevoja të flasim; por do flasim për dëmet e asaj epokë. Të gjithë kronikanët turq na thonë se ata ndërtonin kodra me kokat e shqiptareve të pafe, ndërsa robinat shqiptare ishin nga më të kërkuarat në tregun e shitjes. Rreth 1/3 e popullsisë u vra; rreth 1/4 emigroi; në total mbeti rreth 37% e shqiptarëve. (Ndërsa turqit na thonë (me kronikanët e tyre) se na kanë vra deri në shfarrosje, ka shqiptarë sot që u thonë turqve “jo nuk na keni vra”, por unë nuk kam ndërmend të merrem me të sëmurët mendorë). Zona të tëra si ajo e Principatës së Kastriotëve mbetën pa njerëz dhe shumë hapsira u zunë nga sllavët (sidomos zona Jakupllarë, Gostivar, Kercovë, Prilep, Manastir, Ohër, Strugë e Dibër. Kjo ishte zona lindore e Principatës së Kastriotëve e cila në fakt mund të mbrohej edhe më pak nga Arbërit. Kështu pas vdekjes së Gjergjit, masa të tëra shqiptarësh nga kjo zonë ikën drejt Italisë duke formuar “Regjimentin Maqedon” në ushtrinë e Mbretit të Napolit. Shumica e arbëreshëve e quan veten “gjegj”, pra “geg”, cka nënkupton se kryesisht ata shkuan atje nga Shqipëria e Veriut dhe ajo lindore gege. I njëjti fenomen ndodhi edhe me hapsirën e Malit të Zi e cila deri në kohën e Skënderbeut quhej “Albania Veneta”. Hapsira të tëra të lëna bosh u okupuan nga sllavët të cilët përfituan nga momenti dhe sllavizuan edhe shumë shqiptarë.

Dihet se sa shkatërrime patëm nga turqit muslimanë. Kur vinte ushtria e Sulltanit, ndiqte cdo arbëror që shikonte të gjallë e nuk shkonte ta pyeste me delikatesë se cfarë besimi kishte!  Kështu, Fshatarët e fushës të mbetur gjallë, të tmerruar nga shpata muslimane, pranuan islamin që të vazhdonin jetën; kush nuk e pranoi ose u vra ose iku. Nga Durrësi në Kotorr ku numëroheshin mbi 20 qytete nuk mbeti asnjë në këmbë. Edhe qytetet e Jugut me përjashtim të Beratit u dërmuan seriozisht. Edhe më 1670 (afërsisht) Celebiu na thotë se Durrësi është vetëm një grumbull gërmadhash me një skelë. Ai varet nga Kavaja. Durrësi që kishte universitet i cili për këtë shkak u transferua në Zara bashkë me shumë arbërorë.  Me ardhjen e turqve muslimanë, pothuaj nuk mbeti më popullsi qytetare arbërore, pra nuk mbeti asnjë shtresë mbartëse dhe prodhuese e kulturës sonë. Pjesa elitë ose  u vra ose emigroi. Mbetën vetëm fshatarët me nivel të kufizuar kulturor të cilët tashmë u vunë në qendër të prodhimtarisë kulturore shqiptare! Për më shumë, në qytetet e boshatisura shqiptare, turqit, për të vazhduar jetën në vend (dhe marrjen e taksave për Sulltanin), sollën egjiptianët dhe i vendosën në shtëpitë tona duke rimbushur qytetet. Kështu edhe masakrat, në regjistrim, do dukeshin më të vogla. A e keni vënë re se egjiptianët janë kryesisht “qytetarë”? Përse vallë pothuaj nuk kemi “egjiptianë fshatarë”? Pikërisht sepse qytetet u rrafshuan, por edhe disa fshatra që bënë rezistencë; kështu gjejmë disa egjiptianë edhe nga fshati. Për arsye se ne u shfarrosëm më shumë nga muslimanët turq, ne kemi egjiptianë më shumë se cdo popull i Ballkanit.

Por ato shtëpi që ju bënë dhuratë, ishin të dajove e xhaxhallarëve të fshatarëve dhe malësorëve shqiptarë e nuk mund të ziheshin lehtë nga egjiptianët. Sipas traditës sonë, duhej një proces i rregullt gjyqësor për të provuar trashëgimininë: pra duhej shkuar tek kadiu ku kauri nuk mund të fitonte kurrë as para muslimanit egjiptian. Atëhere shqiptarët vendosën të bëhen me dy emra: një për në shtëpi e fshat e një për në qytet. Të mendosh që ka akoma sot në Shqipëri njerëz me dy emra të tillë!!!!! Kështu shqiptarët e rreptë, i spostuan shpejtë egjyptianët të cilët krijuan lagjet e tyre me baraka në periferi të qyteteve. Kështu në Arbëri edhe pse u krijuan qytetet muslimane, Celebiu na thotë se shpesh arnautët ndjekin zakone veneciane. Madje disa femra – thekson ai – nuk hezitojnë të ekspozojnë pjesë të turpshme të trupit. I shkreti Celebi, në një ditë pazari në qytetin “musliman” të Elbasanit, i bie të fikët kur pa një copë gjoksi që shqiptarkat e ekspozonin sipas modës veneciane. Ndërsa në Tepelenë, Celebiu bashkë me asqerët turq, ngelën të rrethuar për gjithë natën nga rebelët shqiptarë që ikën në mëngjes për të mos u identifikuar. Ky është realiteti që na tregon Celebiu e nuk besoj se gënjen sepse ai bridhte me porosi dhe para të sulltanit, ndaj kujdesi për të vërtetën ishte maksimal. Pra kjo ishte pamja e Shqipërisë 200 vite pas Skëndërbeut kur shumica e popullsisë ishte akoma e krishterë. Në fakt, edhe qytetet muslimane, te mbushur me banorë muslimanë, pavarësisht se Celebiu në këtë rast nuk na e tregon, ishin në fakt të mbushur me bektashi! Shqiptarët, edhe kur u detyruan të marrin fenë muslimane, ata shpikën variantin bektashi, i cili është në fakt një rit i krishterë i veshur me kostum musliman (nuk po zgjatem këtu). Une kam lindur në Berat dhe nga Berati në Mallakastër e deri në Vlorë, nëpër fshatra nuk ka patur xhami, por ka patur teqe në cdo fshat. Nga Berati – Skrapar – Korcë kishte vetëm teqe e pothuaj asnjë xhami. Nga Berati në Gramsh apo në Dumre për në Elbasan, gjendja ishte përsëri e njëjtë. Po kështu edhe drejt Fierit apo Lushnjes. Dhe po kështu nga Berati në Tepelene – Gjirokastër – Janinë. Ku ishin xhamijat? Vetëm në qytete ku të gjithë princat shqiptarë kur u shpallën vasalë të Sulltanit ishin të detyruar të ndërtonin një xhami, si dhe ku ushtria turke ndërtonte xhamitë për nevojat e saj (pra po në qytete). Madje edhe qytetet janë të mbushura me teqe. Shkupi, Tetova, Prizreni, Janina janë qytetet e para bektashie shqiptare Janë këto qytete të cilat ndikuan jo pak që shumë shqiptarë të krishterë të përdornin këtë lloj muslimanizmi për tu justifikuar para turqve ku duhej të bënin karrierë. Por edhe Pashallëqet e mëdha shqiptare të cilat u themeluan nga bektashinjtë, ndikuan jo pak në bektashizimin e shqiptarëve. Madje Ali Pasha donte ti bënte të gjithë shqiptarët bektashinj! Është në këtë kohë kur numri i “muslimanëve” shqiptarë e tejkalon atë të krishterëve.

Por vjen fundi i Perandorisë dhe kjo sa më shumë sëmurej, aq më shumë i shtypte shqiptarët! Ajo i quante shqiptarët shkaktarë të shkatërrimit të Perandorisë (për shkak të shteteve të Bushatit dhe Ali Pashës), ndaj ndërmerr ndaj shqiptarëve masa ekstreme duke vrarë të gjithë krerët e duke djegur me mijëra teqe të cilat në shumë raste i shndërron në xhami! Momentin e shfrytëzuan pa dyshim si serbët ashtu edhe grekët të cilët i mbushën mendjen sulltanit të mos na lejonte as gjuhën sepse kjo ishte gjuha e djallit. Shqiptarët kryelartë të cilëve i trembeshin si serbët ashtu edhe grekët (në fakt atyre i trembej cdo popull i Perandorisë), fillojnë të përsekutohen nga turqit e për pasojë, tolerohet e lejohet persekutimi i tyre edhe nga serbët e grekët! Fillon epoka e persekutimit të shqiptarëve. Dhe në këtë kohë fillon dhe epoka e muslimanizimit të vërtetë të shqiptarëve. Sa më shumë persekutoheshin nga serbët e grekët, aq më shumë ata linin bektashizmin e bëheshin më muslimanë; proces ky që ka vazhduar deri në ditët tona! Ndërsa djegja e teqeve ka vazhduar deri në 1914, pra edhe kur Turqia ishte shporrur; tashmë nga vetë shqiptarët e radikalizuar.

Sa më shumë radikalizoheshin shqiptarët, aq më shumë ata silleshin si turqit (madje prezantoheshin si turq – sëmundje që vazhdon akoma sot) sepse kështu ata ishin më të mbrojtur si nga turku, ashtu edhe nga shtypja sllave apo greke. Ndërkohë Shqipëria ishte coptuar e fragmentarizuar dhe kështu e copëtuar nuk e kishte më fuqinë për ta ngritur kokën kundër fqinjëve që tashmë ndiheshin të fuqishëm t’i shfarrosnin nga faqa e dheut; politikë nga e cila nuk kanë hequr dorë akoma sot. Shqiptarët e mbetur të krishterë, kur panë se vëllezërit e tyre po silleshin gjithmonë e më tepër si arabët e turqit, kur panë se mentaliteti i tyre po radikalizohej gjithmonë e më tepër, të friksuar nga kjo botë e errët për ata, pranuan ta ruanin besimin në zot duke ndëruar gjuhën, pra duke u bërë serb apo grekë. Këtu ndikoi edhe dhuna e qëllimtë e këtyre qarqeve fqinje e cila e forconte akoma më tepër këtë transformim.

I vetmi fitim “ngushëllues” ishte se ata shqiptarë që tashmë ishin bërë shqiptarë muslimanë të bindur, nuk bëheshin më, pra nuk asimiloheshin më në grekë e sllavë. As kjo nuk është 100% e vërtetë sepse shqiptarët e Sanxhakut dhe Pazarit të Ri, janë boshnjakizuar të gjithë. Po kështu, Ulqini dhe Podgorica dikur ishin dy qytetet me të mëdha të Malit të Zi të banuara nga shqiptarë muslimanë të cilët gjithashtu janë boshnjakizuar në masë! Niperit e Ali Pashë Gucisë sot prezantohen si boshnjakë e nuk flasin më shqip! Vetëm katolikët në këto anë e mbajnë fort shqiptarizmin mes shumë sakrificave.

Kështu pra, shekull pas shekulli, me ardhjen e turqve muslimane, ne pesuam nje tronditje aq të madhe shpirtërore e kulturore sa ne vetë nuk po njihnim më vetveten; pra ne vetë u transformuam duke humbur identitetin. Pra djali që u bë musliman, u bë shumë më i ndryshem nga babai e gjyshi që ishte i krishterë, pa folur për nipin e tij etj, etj. Keshtu, pasardhësit që filluan t’i lënë robat shqiptare e të veshin thasët arabik, filluan një jetë aq të ndryshme kulturore sa nuk deshën më të përdorin as emrin “ARBER”, por e quajtën veten “shqiptar” = të shqepur, të shkëputur nga besimi i vjetër. (Skep – skepëtar – shqipëtar). Kjo pra ishte ndërrimi i identitetit tonë e cila solli edhe ndërrimin e emrit, sepse realisht ne nuk ishim më i njëjti popull, ndaj edhe ja ndëruam emrin vetvetes!

Dihet se ne jemi një popull i krishterë nga të parët në Europë! Nuk ka fshat të Shqipërisë që të mos ketë toponimet “kisha”, “bregu i kishës”, “manastiri” etj. Dihet se Shën Pali (sikurse Jezu Krishti), kur erdhi në Iliri, nuk përdori ndonjë shpatë për përhapjen e fjalës dhe besimit të tij! Përkundrazi, ata u persekutuan dhe u vranë për atë besim aq paqësor! Po si u përhap muslimanizmi? A kishte ndonjë ditë që këta njerëz të mos e përdornin shaptën për të prerë koka njerëzish?! Mos vallë ata e respektuan fenë e tjetrit sic na genjëjnë sot hoxhallarët?

Mjafton të shikosh testamentin e Gjon Muzakës për të kuptuar psikologjinë e kohës. Gjon Muzaka kishte mbetur me një copë tokë (të papushtuar) sa për të mbajtur frymën gjallë në Tomonishtë (Myzeqe e Vogël në Mifol – Vlorë), ndërsa Sulltani i dërgonte letra ku i shkruante se do i kthente të gjithë Principatën e Muzakajve (që përfshinte edhe Kosturin e Follorinën) nëse ai bëhej vasal i tij e bëhej musliman! “Por unë o fëmijte e mi – vahzhdon Gjoni – preferova të mbetem besnik në fenë tonë edhe i varfër, se sa i pasur në fenë e gabuar të barbarëve”. Pra kur flasim për Gjonin, kemi folur për psikologjinë e gjithë popullit shqiptar në atë kohë (këtë psikologji tregon edhe lufta e popullit tonë nën Skënderbeun). Mendoni pra të dashur lexues shqiptarë muslimanë se si u ndjenë më pas këta arbërore kur panë se atë fe barbare e morën edhe bashkëgjuhëtarët e tyre! Mendoni pak si u ndjenë këta njerëz kur panë se bashkëfshatarët e tyre lanë robat tona të bukura dhe u veshën me thasët që dikur shumerët e kulturuar, u veshën afrikave të lakuriqtë kur i sollën nga Afrika, nga të cilët ka lindur populli arabik! Mendoni pak si u ndjenë këta njerëz kur panë gratë shqiptare të veshura me perce si kukumjacka! Mendoni pak si u ndjenë këta njerëz kur po shqipfolësit muslimanë shkonin në emër të turkut dhe u mblidhnin taksën shpesh duke i rrahur! Mendoni pak si u ndjenë këta njerëz, kur shqipfolësit muslimane bridhnin lirisht me armë në supe e këta duhej edhe derën ta mbanin hapur që nëse e zinte nata një musliman ata ishin të detyruar ta sistemonin gratis! Po le ta themi me troc: Mendoni pak se si u ndjenë këta vëllezër arbërorë kur shqiptari musliman bashkë me turkun vinte dhe i përdhunonte familjen! Mendoni pak si u ndjenë këta njerëz kur shqiptari musliman vinte dhe i vriste dhe i shfaroste sikurse ndodhi me Sulin, Pargën etj etj! Po nëse Ali Pasha i vriste dhe greku i mbronte, mos vallë është faji i tyre që vajtën e dhanë jetën për Greqinë duke e lënë Shqipërinë në mjerimin e psikologjisë muslimane të cilën ne e vuajmë akoma sot?

Le të kujtojmë akoma se të gjitha këto asimilime të shqiptarëve, ndodhën në Mesjetë, pra kur ndjenja fetare është më e fortë se ajo kombëtare e cila nuk kishte lindur akoma! Cfarë dmth kjo? Kjo dmth që përkatesia fetare kishte rendësinë parësore e pastaj vinte përkatësia e racës; cka dmth se për hir të besimit, ndërohej raca e gjuha! Kjo ka ndodhur me shqiptarët! Kishim gjithë atë Iliri që e humbëm sepse ne u asimiluam nëpërmjet fesë. Kjo po ndidh akoma sot! Si me ortodoksit ashtu edhe me muslimanët. Fetë e tyre përkatëse, së pari, tentojnë t’i kthejnë këta njërës përsëri në mendësinë e Mesjetës. Pra ata tentojnë (dhe ja kanë arritur me sukses) që besimtarët e tyre të kenë si gjënë më të rendësishmë dashurinë për fenë dhe profetin e saj se sa dashurinë për atdheun dhe figurat e saj! Asnjë popull i Eurpes, nuk arrin më sot të bëjë nja ngatërresë të tillë e cila i takonte Mesjetës Por ja qe sot ka shumë shqiptarë që jetojnë në Mesjetë dhe nuk e kanë problem të mohojnë figurat tona kombëtare për hatër të fesë! Ky është shkaombëtarizim i pastër të cilën serbët nuk e arritën dot me dhunë, por po e arrijnë muslimanët arabë e turqë dhe ortodoksit grekë nëpërmjet fesë.

Pra a e ka mbrojtur muslimanizmi Shqipërinë? Para disa vitesh, e nxorra këtë hartë nga një arkiv i rezervuar turk dhe e hodha në rrjet Shikoni hapsirën shqiptare sipas dokumentave turke të kohës. Harta na tregon së pari se beteja e Kosovës u zhvillua në Shqipëri e jo në Serbi sic fallsifikojnë serbët. Ajo na tregon se shqiptarët ndoshta nuk ishin shumicë në Thesali e Atikë, por ishin shumicë e padiskutueshmë në Peleponëz që kronikanët turq të asaj kohe e fusnin në Arnautlluk, ku fusnin dhe Kosovën. Padyshim nuk kishte Mal të Zi sepse ajo hapsirë ishte Shqipëri. E tillë ishte edhe Kosova Lindore (Presheva etj), Kumanova, Shkupi, Prilepi, Manastiri (shikoni kufirin sa më në lindje te liqenit të ohrit është shënuar), Follorina, Kosturi, Pindi e madje edhe Delfi antik grek. Shikoni sa është Serbia, sa është Bosnja (Greqia nuk ekziston fare) e sa është Shqipëria kur tek ne vijnë muslimanët dhe krahasojeni se sa mbetëm kur muslimanët ikën.

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close