Advertisements

SECILI QË NJË KRIMINEL E TRADHTAR E VOTON, NJË DËSHMOR LIRIE NË VARR E TRAZON!

Editor
Nga Abdulla Mehmeti

–  Përderisa qytetarët e Kosovës përmes zgjedhjeve të 6 tetorit pretendojnë ndryshimin e pushtetit, shumica e drejtuesve të partive politike synojnë ndryshimin e mendjes së qytetarëve të Kosovës; për harrimin e të kaluarës, të sakrificave shekullore dhe amanetin e dëshmorëve të rënë për liri, harrimin e krimeve dhe gjenocidit nga okupatori i dikurshëm serb; harrimin e korrupsionit, nepotizmit, hajnive dhe krimeve të derisotme të pushtetit vendës, zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët, përmes propagandës, mashtrimeve dhe qeverisjes së keqe.

Përderisa qytetarët kanë mundësi ta godasin (luftojnë e ndryshojnë) pushtetin dhe qeverisjen e keqe vetëm gjatë procesit të votimit, si armë të vetme, pushteti i godet qytetarët çdo ditë dhe me vite të tëra, në mungesë të mekanizmave të tjerë, shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike.

Strukturat kriminale të pushtetit, me ndihmën e agjenturave të huaja kanë arritur që edhe djajtë me brirë të futin (fshehin) ndërmjet personave të merituar dhe njerëzve të ndershëm në listat e kandidatëve për deputetë, të të gjitha partive politike që garojnë në këto zdhedhje, as profili intelektual, imazhi dhe zotësia e liderëve të këtyre partive nuk kanë mundësi ta ndryshojnë gjendjen e popullit shqiptar dhe të shtetit të Kosovës.

Me votimin e kandidatëve më të mirë, të dëshmuar profesionalisht dhe kombëtarisht, të pakomprometuar nga pushteti i derisotëm, të pakapur nga agjenturat e huaja dhe mafia, edhe pse nuk do të vijë ndryshimi i madh i pritur, do të fillojë procesi i ringritjes së shtetit të Kosovës, zhvillimi dhe progresi, me këtë edhe do të rritet imazhi ndërkombëtar dhe përkrahje ekonomike dhe politike nga jashtë, sidomos nga aleatët e dëshmuar të popullit shqiptar dhe të Kosovës.

Në të kundërtën, me votimin e kriminelëve, pushtetarëve të derisotëm, varfëria, korrupsioni dhe krimi i organizuar do të rriten, me këtë edhe rreziku për zbrazjen e mëtejshme të Kosovës nga shqiptarët, rritja e papunësisë, varfërisë, pasigurisë dhe kaosit, me mbetjen e Kosovës në duart e bandave kriminale, në gjendje të njëjtë si nën sundimin e okupatorit serb, edhe nën sundimin e mbetjeve të atij regjimi dhe mbeturinave të shërbimeve sekrete të tij, të ripërtërirë edhe me rrjete të reja agjenturash të importuara nga shtetet aleate strategjike të Serbisë dhe Rusisë.

Nëse dëshironi që e ardhmja e shqiptarëve dhe e shtetit të Kosovës të jetë e sigurt dhe më e ndritur, mos i votoni ish komunistët jugosllavë, bijtë, bijat dhe të afërmit e tyre; marksistë-leninistët e kapur dhe kontrolluar nga ish shërbimi sekret jugosllav (serb); predikuesit dhe përhapësit e islamizmit të rrejshëm dhe otomanizmit, pjesë të agjenturave të huaja në shërbim të interesave gjeopolitike ruse në Kosovë dhe rajon!

(5.X.2019)

/Proinformacion.com

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Loja e Vuçiqit në dy karta , njëkohësisht rusofil dhe "properëndimor"

Interesimi i faktorit ndërkombëtar, sidomos ai  Shteteve të Bashkuar që Kosova dhe Serbia të përfundojnë procesin e dialogut sa më shpejt është shtuar në masë të madhe. Këtë fakt e dëshmon edhe emërimi nga presidenti amerikan, Donald Trump, i ambasadorit […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close